• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sikur i mori dikush”, dëshira e Alban Bushit pas humbjes së prindërve: Do të doja t’i përqafoja fort

by S T
10/04/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fund tetori i vitit që lamë pas përkoi me një tragjedi për trajnerin e komëbtares U-21, Alban Bushin i cili humbi prindërit në një aksident në Greqi. Ali dhe Bukurije Bushi po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përplasën nga një furgon në rrugën “Egnatia” në aksin Veria-Selanik.

Pas lajmit tronditës, Alban Bushi ndau një postim të ndjerë në rrjetet sociale ku shprehu dhimbjen për humbjen e rëndë:

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kanë punuar në pulset e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident, me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”.

Në programin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfen për herë të parë ngjarjet para dhe pas aksidentit. Prindërit duhet të niseshin të dielën për në Selanik, por udhëtimi u shty për të hënën. 5 minuta para aksidentit, kishin komunikuar për herë të fundit me djalin tjetër. Nga ai moment, ata nuk ishin përgjigjur më në celular.

Një ditë më vonë, Albani dhe vëllai itij u informuan nga një grek se prindërit e tyre kishin ndërruar jetë në aksidentin fatal.

Alban Bushi: Ata donin të iknin të dielën në mëngjes, por babi flinte një çikë, ishte një çikë gjumash ai, flinte gjumë më shumë sesa duhej ndonjëherë ngaqë rrinte të shtunave duke parë sport e filma. Mami u çua të dielën për të ikur, i thoshte “hajde se u bëra gati”, ai i thoshte “të fle edhe pak, të fle edhe pak” dhe s’ikën të dielën. I tha mami “s’jam duke të pritur, ikim nesër”. Ikën të hënën dhe ndodhi pastaj ajo. Unë isha jashtë shtetit në fakt, nuk e dija, vëllai i merrte në telefon, ata nuk e hapnin. Vëllai tha “kanë arritur në hotel’, i mori në fakt 5 minuta para aksidentit dhe i kishin thënë që “duam edhe gjysmë ore të arrijmë”. S’i mori më, i mori pasdite nuk e hapën, i mori në darkë, nuk e hapën dhe vëllai pastaj mendoi që “mos janë në gjumë e t’i marr të nesërmen”. S’po e hapnin edhe të nesërmen. Unë erdha, isha në Gjermani besoj, erdha nga dreka dhe më thotë vëllai “ore s’ma kanë hapur telefonin”. Ça thua i thashë unë, si ka mundësi? Kur i mori përsëri vëllai, e hapi një grek. Tha që i kishte thënë “servis, makinë” dhe vëllai s’e kupton greqishten. E mora unë se flas greqisht ngaqë kam luajtur atje, i thashë si është situata, çfarë ka ndodhur? Më tha mua “kështu-kështu, s’jetojnë më, janë përplasur që dje”. I thashë që dje? Po pse s’keni lajmëruar se 24 orë duhet të lajmërojnë. Nejse, nuk na dha shumë shpjegime, thjesht morëm makinën dhe u nisëm për atje. Kur arritëm, ata kishin qenë duke ecur në rrugën e vet, me 80-90 në orë kishin qenë, kishte ardhur një ‘Mercedes’ shumë i madh, i mbushur me sallamëra, mishra dhe i kishte gjuajtur nga mbrapa fort dhe i kishte lënë të dy në vend. Ikën një çikë çuditshëm se ikën shpejt.

Bushi shpjegon se personi që është përgjegjës për aksidentin, nuk është arrestuar pasi aksidente të tilla gjykohen ndryshe nga legjislacioni grek, por po e ndjekin çështjen. Për të dhe vëllain, ishte shokuese për rrethanat që ndodhi dhe dëshira e vetme është një përqafim.

Alban Bushi: Edhe vëllai e përjetoi shumë, nuk diskutohet sepse janë prindër, është gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe ikën si me thënë pa u përqafuar, pa u takuar, sikur i mori dikush dhe do të doja që thjesht t’i përqafoja një herë kështu fort sepse më ka marrë malli shumë.

Bushi përshkruan edhe mendimet që pasojnë me largimin e tyre nga jeta dhe kujtimet që e shoqërojnë vazhdimisht.

Alban Bushi: Tani bëhet akoma më e pabesueshme, kur kalojnë ditët dhe muajt bëhet e pabesueshme se ke shumë mall për prindërit. Ndonjëherë thua që bëhem pishman që s’hëngra edhe një drekë me ata ose kur më kanë thënë hajde për drekë dhe nuk shkoja, janë ca gjëra që me prindërit duhet të jesh i kujdesshëm shumë. Kur ikin, e kupton dashurinë e tyre të madhe./TV KLAN

Next Post
LIVE/ Rama me të rinjtë në Durrës: “Shqipëria 2030” do të jetë anëtare me të drejta të barabarta në BE

LIVE/ Rama me të rinjtë në Durrës: "Shqipëria 2030" do të jetë anëtare me të drejta të barabarta në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In