• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Berisha të mos kishte ‘mizën nën kësulë’

by Namir Lapardhaja
07/10/2024 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’ dhe në gjithë këto vitet e fundit të mos bënte atë që bëri, pra të mos i kishte vënë flakën PD-së dhe opozitarizmit, të mos kishte shpartalluar frymën dhe të mos kishte venitur besimin, të mos kishte nisur konfliktin dhe të mos kishte nxitur ‘vëllavrasjen’, të mos kishte inskenuar trille dhe të mos kishte ushqyer paranoja, të mos kishte keqpërdorur veset më të urryera te qenia njerëzore, duke ‘luajtur’ me ambiciet e sëmura të njerëzve dhe kokëboshësinë e ëndërrimtarëve që gdhihen pa brekë dhe ngrysen deputetë;

ta kishte lënë PD-në në rrugën e saj, duke u tërhequr ai nga halli i vet, të kishte stimuluar ecjen përpara (dhe jo mbajtjen peng) të opozitës dhe reformimin e mëtejshëm të PD-së jo vetëm me njerëz dhe figura të reja, por me një ligjërim dhe qasje të re ndaj zhvillimeve të vrullshme të shoqërisë;

të kishte ikur në shtëpi dhe të mblidhej si të gjithë bashkëmoshatarët, kur i thanë se duhet të ikësh- koha jote mbaroi; ta çlironte PD-në nga prangat e zjarrta të vetes së vet dhe ta linte të lirë në mbështetjen e drejtësisë dhe në marrëdhëniet normale me partnerët strategjik, pa të cilët ajo nuk ka arsye të ekzistojë dhe Shqipëria ka rrezik të shpërbëhet;

me një keqqeverisje që nuk ka shqiptar të thotë se ka punuar mirë dhe një kryeministër që e ka të shkruar në ballë damkën e të korruptuarit, që e ndjek prej vitesh nga pas si ‘Saliun Non Grata’, me një kabinet ministror ku gjysma e ministrave janë në burg për korrupsion, ndërsa gjysma tjetër është kandidate për t’u futur në burg për korrupsion;

ta kishte lënë të lirë PD-në dhe krejt opozitën që diferencën prej 36 mijë votave të vitit 2021 ta ngushtonte edhe më shumë; që të mos bënte pazar, siç bëri ai, me pushtetin ‘më jep vulën-të jap çfarë të duash’, të mos i mbyllte listat, por t’i hapte ato, për të stimuluar garën e shëndetshme, të mos i jepte Ramës 6-7 mandate në tavolinë, siç i jep ky Kod aktual, por të bënte gjithçka për ta ndryshuar dhe për të ofruar barazi mes partive dhe kandidatëve nëpërmjet ‘Shqipërisë një zonë zgjedhore’, ku vota të kishte të njëjtën peshë nga veriu në jug dhe deputetët e PD-së apo kandidatët për të qenë në lista të mos bridhnin rrugëve si piromanë me shkrepse në xhep, por si misionarë me program në dorë;

që sot të mos shkonin për flakë të gënjeshtërt me gurë të mashtrimit në xhepat e grisur nga varfëria që pushteti dhe Berisha ka krijuar për të mbajtur njerëzit të lidhur pas vete, duke pasuruar një grup të vogël oligarkësh të lidhur me ta dhe duke varfëruar pjesën tjetër të njerëzve;

pra, në vend të kësaj shfaqjeje marrëzie dhe skene hipokrizie nëpërmjet të cilave pushteti është miliona kilometra larg, të ndërtohej një alternativë besimi me llambushka shprese dhe siguresa garancie për të ardhmen, ku zjarrëvënien e gënjeshtërt dhe patetiken iluzive ta zëvendësonte një Kuvend Programor për të bërë kontrastin e domosdoshëm me këtë qeveri, që do dukej e rrënuar dhe e kalbëzyer nga pesha e korrupsionit të vet, dhe jo siç po bën Saliu duke u dukur më i vjetër se e vjetra dhe më i trepsur se vetë pushteti;

sot PD-ja, opozita, demokratët dhe gjithkush që do të dëshironte ndryshimin, sikur asgjë më shumë se ç’bëri në 2021 të mos bënte dhe sikur pak durim e qëndrueshmëri të tregonte, nuk do të ishte më shumë se shtatë muaj nga dita e ardhjes në pushtet.

Next Post
I mori jetën shokut që e mbante në shtëpi, ky është autori i vrasjes në Sarandë

I mori jetën shokut që e mbante në shtëpi, ky është autori i vrasjes në Sarandë

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Saliu veç “mizës nën kësulë” ka edhe mizën e kalit në bythë i nderuar.

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Sikur te kishte halla koqe,si do thirej,keshtu eshte edhe puna e monsters se vicidolit,sja vlen te humbesh kohe me kyte barbare.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni demonstratën e PD…

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In