• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sigurimi i Kemp-it, Manastirliu: Brenda 100 ditëve lehtësohen procedurat

by A R
10/10/2017 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuar, ku dëgjoi kërkesat e tyre për përmirësimin e shërbimeve social shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar.
“Në 100 ditë heqim barrierat për marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi, duke lehtësuar procedurat burokratike. E nisëm me kartën e shëndetit, vërtetimin e pensionit dhe librezën shëndetësore. Kemi nisur punën për lehtësimin e procedurave të Kempit për personat me aftësi të kufizuar. Nuk do të ketë më sorollatje nga njëri komision në tjetrin për vërtetimin e aftësisë së kufizuar, por po vlerësojmë heqjen e disa hallkave, për t’ua lehtësuar kalvarin e mundimshëm qytetatëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përfaqësuesit e shoqatës së Invalidëve te Punës, në emër të 75 mijë invalidëve të punës, shprehën mirënjohje për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të nisur punën për lehtësimin e procedurave të Kempit.
Nga lehtësimi i procedurës së Kempit përfitojnë rreth 130 mijë persona me aftësi të kufizuar.
Një nga shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar ishte vështirësia që hasin në marrjen e shërbimeve në nivel lokal.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguroi grupet e interesit se, me bashkimin e dy sektorëve, atë të Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë, do të integrohen më mirë shërbimet social-shëndetësore dhe do t’ju shërbehet më shpejt qytetarëve./a.m.

Next Post
Heynckes: Do ta kthej Bayernin në rrugën e duhur

Heynckes: Do ta kthej Bayernin në rrugën e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com