• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Siguria” miraton projektligjin për pagesat e ish-punonjësve të Poliçanit, 131 përfitues

by A R
04/06/2024 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë ka miratuar projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur mbështetjen e tyre për 131 përfituesit për shlyerjen e detyrimeve financiare dhe të kontributeve shoqëror e shëndetësore.

Projektligji synon trajtimin financiar për punonjësit dhe ish punonjësit duke përballuar likuidimin e  4 punonjësve aktuale për detyrimet deri në 2023 dhe për 127 ish punonjës për periudhën shkurt 2017 deri në 31 dhjetor 2020.

Duke e cilësuar si nisëm të vonuar,  edhe opozita ka përshëndetur projektligjin por ka kërkuar që vonesat e prapambetur financiare t’i jepet fund njëherë e mirë dhe komisioni të mos mblidhet gjithmonë për çështjet e prapambetura financiare ndaj punonjësve.

Lidhur me gjobat dhe kamatëvonesat të krijuar nga mos-shlyerja e tatimeve nuk përshihet në këtë projektligji, pasi fillimisht sqaron Ministria e Mbrojtjes duhet të përcaktohet qartë e ardhmja e aktivitetit të Kombinatit të Poliçanit.

“Kombinati i Poliçanit ka qenë dhe vijon të jetë në një krizë financiare ku ka sjellë humbje nga viti në vit. Kjo ndërmarrje nuk është më rentabël dhe gjeneron detyrime ndaj punonjësve dhe organeve tatimore. Është propozuar projektligji si e vetmja zgjidhje ligjore për pagimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore dhe pagat për punonjësit dhe ish punonjësit duke përjashtuar gjobat dhe kamatëvonesat.  Projektligji synon trajtimin financiar për punonjësit dhe ish punonjësit duke përballuar likuidimin e  4 punonjësve aktuale deri në 2023 dhe për 127 ish punonjës të pa likuiduar për periudhën shkurt 2017 deri në 31 dhjetor 2020. Sa për gjobat dhe kamatëvonesat të krijuar ne Tatimet do të merren parasysh për likuidimin në vijim kur qasja e vijimit të aktivitetit të këtij kombinati të jetë i qartë. Këto individë janë të deklaruar dhe ky projektligj synon të përcaktojë kritere dhe dokumentacionin e nevojshme për likuidimin financiar dhe pagesat e kontributeve shoqërore.  Për të ardhmen e këtij kombinati është ndërmarrë një nismë ligjore për rivitalizimin e uzinave ushtarake. Nisma ka si qëllim krijimin e shoqërive shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake dhe përcaktimin e rregullave për funksionimin e saj. Hartimi i këtij projektligji është bërë nga Ministria e Mbrojtjes. Nëpërmjet këtij projektligji që është në konsultim publik do të kemi dhe një pamje të qartë lidhur me të ardhmen e këtij kombinati”, u shpreh në komision zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço sqaroi edhe se me këtë projektligj janë marrë masat për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati.

“Është një projektligj i vonuar po do të zgjidh njëherë e mirë situatën e punonjësve të Kombinatit të Poliçanit. Nëse i referohemi ligjit, Poliçani ka statusin e kompanisë shtetërore ku shteti  është zotërues i vetëm i kapitalit të tij. Parashikohet se shteti nuk financon humbjet e ndërmarrjeve shtetërore vetëm në rastet e veçanta kur ka të bëjë me subvencioni  e  çmimeve të kontrolluara me miratim të Këshillit të Ministrave.  Ky projektligj ka disa risi, saktëson kushtet dhe procedurat që do ndiqet me punonjësit dhe ish punonjësit e Poliçanit dhe trajtimin social të tyre, pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore të tyre. Kjo do likuidojë 4 punonjës të periudhës 2021-2023 dhe 127 ish punonjës. Jo çdokush që pretendon mund të marrë një pagë nga shteti, është një e drejtë e tyre që kanë punuar por jo të përfitojnë ata që kanë qenë në Poliçan pa punuar. Kriteret janë të përcaktuara gjatë”, tha Naço.

I gjithë fondi i vënë në dispozicion është 83,800,000 lekë për të mbuluar detyrimet e prapambetura të pagave të punonjësve dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

/a.r

Next Post
“Lotët nuk po më pushojnë…”, çfarë ndodhi me Xhensila Myrtezajin

“Lotët nuk po më pushojnë…”, çfarë ndodhi me Xhensila Myrtezajin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In