• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria e pallateve/ Inxhinieri Gjergj Simaku: Problemi nuk është në fasadë, por në sistem!

by E S
26/04/2026 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis” pranë zonës së “Farmacisë 10” në Tiranë ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në ndërtim dhe mbrojtjen reale të qytetarëve.

Me dhjetëra apartamente të shkatërruara dhe disa të lënduar, kjo ngjarje nuk është më vetëm një kronikë e rëndë, por një kambanë alarmi për standardet teknike, kontrollin e materialeve dhe rolin e siguracioneve në raste emergjente.

Paralajmërimet e ekspertëve hedhin dritë mbi një realitet shqetësues.

Në një intervistë për MAPO, presidenti i TCT (Tirana Center of Technology) dhe inxhinieri i njohur Gjergj Simaku shprehet se ky është një sinjal alarmi dhe një problem sistemik.

Simaku thekson se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë ndërtuesit është transparenca.

1.Si e komentoni ngjarjen e fundit, e cila tronditi Tiranën, por vuri në alarm qytetarët për sigurinë e tyrë në pallatet ku banojnë?

Zjarri në fasadën e një pallati në Tiranë, për herë të dytë brenda dy viteve, nuk është më një incident i izoluar.

Është një sinjal alarmi për një problem sistemik: Mënyra si ndërtojmë, si kontrollojmë dhe si jetojmë në ndërtesat tona. Nuk është më pyetje “a do të ndodhë përsëri?”, por “kur dhe ku do të ndodhë sërish?”.

Faktet janë të qarta dhe tregojnë se problemi nuk është mungesa e ligjit, por mungesa e zbatimit të tij në praktikë.

2.Cilat janë standardet minimale që duhet të plotësojë një pallat për të qenë realisht i sigurt?

Në rastin e fundit, ekspertët identifikuan si shkak kryesor përdorimin e materialeve të djegshme në fasadë, të cilat lejojnë përhapje shumë të shpejtë të flakëve përgjatë ndërtesës. Në inxhinieri ndërtimi dhe siguri zjarri, është e njohur prej dekadash që fasadat me materiale të djegshme krijojnë “chimney effect” – një efekt oxhaku që përshpejton flakën nga kati në kat. Pa barriera horizontale kundër zjarrit, flaka përhapet në minuta.

3.Në këto raste çfarë përgjegjësie bie mbi ndërtuesit?

Në realitet, përgjegjësia është e shpërndarë tek ndërtuesi për zgjedhjen e materialeve dhe cilësinë, tek projektuesi për detajet teknike dhe specifikimet, tek supervizori për kontrollin gjatë ndërtimit, tek institucionet për miratimin dhe inspektimin dhe së fundi tregu, për tolerimin e standardeve të ulëta. Kur të gjitha këto hallka dështojnë njëkohësisht, rezultati është i pashmangshëm.

4.Sa shpesh duhet të kryhet kontrolli i sistemeve kundër zjarrit? A ka një ligj për këtë!?

Shqipëria nuk vuan nga mungesa e rregullave. Ligji dhe standardet ekzistojnë dhe janë në linjë me normat europiane. Në teori, çdo ndërtesë duhet të jetë e sigurt. Në praktikë, ndodh e kundërta, pasi kontrolli shpesh mbetet formal dhe jo real.

5. Cilat masa janë në syrin emergiente? Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Nëse duam të shmangim rastin e tretë, të katërt apo të pestë, duhet të veprojmë në disa drejtime kyçe ndalim absolut i materialeve të djegshme në fasada, Jo kompromis me “zgjidhje hibride” dhe vetëm materiale të klasës A1/A2 për ndërtesa të larta

Së dyti kërkohet urgjent kontroll real, jo formal dhe transparencë për blerësit

Është urgjente një certifikatë reale e mbrojtjes nga zjarri dhe dokumentim i plotë i materialeve të përdorura pasi janë kryer inspektime të pavarura gjatë ndërtimit, verifikim laboratorik i materialeve. Më tej përgjegjësia financiare efektive vjen vetëm kur sigurimi 10-vjeçar të funksionojë realisht dhe dëmi të mos bjerë mbi qytetarin

Së treti edukim teknik dhe publik

Zjarri në fasadë nuk është aksident është fenomen i njohur. Edukimi teknik mungon sepse teknikët e thjeshte që zbatojnë nuk kanë ndonjë licensë apo kualifikim të njohur nga shteti sipas standardeve të Europës. Nga ana tjetër është e domosdoshme që publiku ta kuptojë rrezikun

Ky ishte një paralajmërim i qartë

Zjarri i dytë në fasadë nuk është thjesht një ngjarje. Është një paralajmërim. Ne po ndërtojmë dhe po jetojmë në ndërtesa ku një element i vetëm, një shtresë izolimi, mund të shndërrohet në vektor për katastrofë.

Nëse nuk ndryshojmë qasjen tani, do të vazhdojmë të jetojmë mbi materiale të djegshme jo vetëm fizikisht, por edhe institucionalisht. Sepse problemi nuk është vetëm në fasadë.

Problemi është në sistem. Çfarë duhet të ndryshojë urgjentisht

Problemi është në sistem. /mapo/

Next Post
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Nga Hormuzi pa taksa, te lehtësimi i sankioneve! Çfarë do të firmosin amerikanët me Teheranin?

June 12, 2026
PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

Vendimi i DASH për Berishën, Manjani: Ja pse është në favor të Edi Ramës

June 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH pa Botërorin: Një kujtesë për atë që u ndërtua dhe atë që u humb

June 12, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Ish-deputeti i Ramës, në mbështetje të protestave: Frymëzuese! E ardhmja varet nga…

June 12, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

June 12, 2026
Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

June 12, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë

June 12, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In