• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

by E S
26/04/2026 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, personit që vrau me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, është rikthyer në këtë gjykatë për të kërkuar lirimin nga burgu.

Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie është refuzuar këtë javë nga togat e zeza të Apelit. Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit, shkruan A2.

Ai ishte në krah të nipit të tij, Elvis Shkambi, që pas një vendimi për çështje pronash në disfavor të tyre, hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e Ervis Kurtaj.

Gjon Shkambi dyshohet për rol në sulmin ndaj babë e bir, ndonëse në sallën e gjyqit ai nuk ka kryer ndonjë veprim konkret: “Mendoj se ngjarja ka qenë aksidentale nga ana e nipit tim, i cili është më intelektuali ndër të gjithë nipërit e mi. Unë e kam mbështetur gjithmonë, pasi kam tre dekada nëpër gjykata. Nuk ka qenë vullneti im të marr pjesë në atë ngjarje dhe në atë moment e kam ndier veten ‘të mbaruar’ si ata. Ka qenë detyra e policit për ta kontrolluar, jo e imja. Po të ishte kryer detyra e policisë në rregull, kjo nuk do të kishte ndodhur. Ai do të ishte në vendin tim në burg, jo unë”.

Po ashtu, Shkambi ka pretenduar se është invalid, se kishte edhe bashkëshorten invalide, se nuk prishte prova e as nuk largohej. Në analizë të pretendimeve të kërkuesit dhe kërkesës së prokurorisë për të lënë në fuqi masën “arrest në burg”, Apeli arsyetonte se nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë që të çonte në ndryshimin e masës.

“Masa e zbatuar ndaj personit nën hetim, duke mbajtur parasysh edhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, vazhdon t’i përgjigjet rëndësisë së faktit dhe dënimit që mund të caktohet”, arsyetonte Apeli.

Për të njëjtën ngjarje në masën e “arrestit në burg” po hetohet edhe Elvis Shkambi.

Next Post
Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Vrasja në familje që u shit si sulm nga ariu, arrestohen të dyshuarit nënë dhe bir në Bulqizë!

November 4, 2026
Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

November 4, 2026
Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë ndan detaje: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja!

November 4, 2026
Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In