• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

by A. Q
04/11/2026 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër valë sulmes ruse ka prekur Ukrainën. Bëhet e ditur se para bisedimeve në Abu Dhabi, Rusia bombardoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ndërprerë energjinë elektrike në pjesë të mëdha të vendit.

Rusët sulmuan infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat private të banimit në tre rrethe të rajonit të Zhytomyr. Këtë fakt e ka bërë me dije Vitaliy Bunechko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zhytomyr.

Po ashtu, të mërkurën rusët sulmuan Odesën, duke dëmtuar një shtëpi private, një makinë dhe rrugët kryesore. Mediat ukrainase japin të dhëna duke cituar kreun e administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak. “Armiku sulmoi Odesën që nga orët e para të mëngjesit. Një shtëpi private, një makinë dhe rruga u dëmtuan. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, tha Lysak. Ndërkohë të martën, kanalet lokale të Telegram raportuan se një qendër tregtare ishte dëmtuar dhe kishte shpërthyer një zjarr. Nuk u raportuan të lënduar.

Në një konferencë nga Berlini, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se të paktën 33 persona u vranë të hënën kur Rusia bombardoi dy herë një shkollë që po përdorej për shpërndarjen e ndihmave në fshatin Komyshuvakha, pranë vijës së frontit në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Ai tha se rreth 50 persona besohet se janë ende të varrosur nën rrënoja.

Zyrtarët rusë thanë se Ukraina i kishte vënë zjarrin gjatë natës një rafinerie të madhe nafte në qytetin e Jaroslavlit.

Sulmet, më pak se dy ditë pas përfundimit të një armëpushimi të shkurtër humanitar në qytetin Oleshky të kontrolluar nga Rusia, i arritur me ndihmën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, nuk ishin shenjë e mirë për bisedimet që SHBA-të kanë planifikuar për Abu Dhabi më 10-11 nëntor.

 

Next Post
Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In