• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u shkatërrua dhurata e Stalinit për Enverin: Dashuria, puna dhe… terrori

by A M
01/10/2023 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk do të ekzistonin arkivat, vështirë të besohej se para viteve 50-të e gjithë zona ku u ngrit Kombinati Tekstil pranë Tiranës ishte një kënetë e madhe ku ngrinin krye veç kallamishtet.
Megjithëse sot kufiri mes saj dhe kryeqytetit është thuajse inegzistent për shkak të dendësisë së banesave që u ngritën vrullshëm njëra pas tjetrës, dikur ky vend dukej mes askundit, i largët dhe i harruar.
Shkretia zgjati deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar kur mbi argjilën e moçalit do të projektoheshin fillimisht themelet e një lagje e mandej një qyteze industriale që do merrte shpejt emër për prodhimin e tekstileve.
Lideri sovjetin Josef Stalin, në shenjë miqësie ndaj Tiranës zyrtare, vendosi të dhurojë një Kombinat Tekstil.
Por këtë Enver Hoxha nuk e konsideronte veç si ndërtim të një vepre madhore për të veshur shqiptarët e zhveshur nga skamja dhe izolimi, por edhe si betonim të një aleance me udhëheqësin sovjetik të cilin e shihte si model frymëzimi për diktaturën që kishte nisur të instalonte.

Sot gjithçka që mund të shihet ka një pamje apokaliptike. Fati i Kombinatit ka përhumbur sërish në kënetën e dikurshme, e këtë herë jo në atë prej argjile por të indiferencës.
Gazetari Andrea Danglli, në dokumentarin e radhës sjell në Euronews Albania një panoramë të plotë e të qartë të shkëlqimit dhe rënies së kësaj vepre që veshi shqiptarët për vite me radhë dhe sot dergjet në mëshirë të fatit.

Next Post
“Autorët e sulmit në Veri u përgatitën në pronën e Radoiçiçit”, Sveçla publikon pamjet

“Autorët e sulmit në Veri u përgatitën në pronën e Radoiçiçit”, Sveçla publikon pamjet

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Enveri kishte te drejte.Amerika ne 1991 sa vuri ne pushtet ne Shqiperi njerezit e saj i shkateroi te gjitha fabrikat e carmatosi Shqiperine i demontoi te gjitha tanket Shqiptare topat dhe armet kimike dhe duke mos dhene suvencione bujqve iku gjysma e Shqiperise emigrant.Amerika e ka futur ne kurth Shqiperine.seshte normale te jete Shqiperia 30 vjet aleate me Ameriken dhe mos te kete 1 aeroplan.ka 1 plan te keq Amerika per Shqiperine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com