• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

by Ardi Stefa
03/06/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesit thërrasin njëkohësisht: “Rama në burg! Berisha në burg!”.

Një parullë, e cila në pamje të parë duket si një thirrje e thjeshtë zemërimi, nga ana semantike duket se nuk kërkon thjesht ndëshkimin e dy individëve, por fundin e një epoke.

Një thirrje, e cila përmban një mesazh shumë më të thellë politik, moral dhe shoqëror dhe shpreh mosbesimin ndaj gjithë klasës politike që ka dominuar Shqipërinë për dekada.

Si parullë rrëzon mitet. Si parullë rrëzon mitin se e keqja është vetëm te kundërshtari. Rrëzon propagandën që e ndan shoqërinë në dy kampe ku secili e sheh liderin e vet si shpëtimtar dhe tjetrin si fajtorin e vetëm dhe mishërimin e së keqes.

Por kur dëgjon mijëra njerëz që thërrasin njëkohësisht “Rama në burg!” dhe “Berisha në burg!”, kupton se një pjesë e qytetarëve nuk e pranon më këtë lojë. Ata nuk po kërkojnë ndërrimin e roleve mes protagonistëve. Nuk po kërkojnë që njëri të zëvendësojë tjetrin. Po kërkojnë llogari nga të dy.

Kjo është ndoshta akuza më e rëndë që mund t’i bëhet klasës politike shqiptare. Ngaqë nuk drejtohet kundër një partie apo një qeverie të caktuar. Ajo drejtohet kundër vetë sistemit të tranzicionit.

Kur thërret të dy në burg, deklaron se problemi nuk është vetëm një individ, por një kulturë politike e tërë që ka prodhuar klientelizëm, korrupsion, pandëshkueshmëri, kult lideri dhe një demokraci që shpesh ka funksionuar më shumë si teatër sesa si sistem kontrolli dhe balancash.

“Rama në burg” mund të jetë një akuzë ndaj pushtetit aktual, ndaj korrupsionit, arrogancës dhe kapjes së shtetit. Por kur dëgjohet edhe “Berisha në burg”, mesazhi bëhet më i gjerë. Problemi nuk është vetëm ai që qeveris sot. Problemi është edhe ai që ndërtoi dje kur ishte në pushtet kulturën politike që prodhoi këtë realitet.

Në këtë kuptim, parulla nuk është thirrje për hakmarrje apo revansh.
Të paktën nuk duhet të jetë.

Nuk është kërkesë që drejtësia të përdoret si armë politike. Përkundrazi, është kërkesë që drejtësia të mos ketë ngjyrë politike.

Ndoshta kjo parullë tregon lodhjen e qytetarëve nga tranzicioni i tejzgjatur. Nga rotacionet që ndryshojnë emrat, por jo sistemin. Nga premtimet për drejtësi që bëhen vetëm kundër kundërshtarit politik. Nga ideja se ligji duhet të veprojë për një palë dhe të mbyllë sytë për palën tjetër.

Besoj se kjo parullë sfidon tribalizmin politik shqiptar. Sfida më e madhe për sistemin nuk janë protestuesit që kërkojnë burgosjen e kundërshtarit. Ata janë të parashikueshëm dhe të dobishëm për propagandën. Sfida e vërtetë janë ata që kërkojnë të njëjtin standard për të gjithë.

Në një vend normal, askush nuk do të duhej të shqetësohej nga kjo parullë. Në një shtet ligjor nuk ka rëndësi emri, posti, partia apo historia politike e askujt. Ka rëndësi vetëm ligji. Por pikërisht sepse Shqipëria ka jetuar për dekada me idenë se disa njerëz janë “shumë të mëdhenj” për t’u prekur nga drejtësia, kjo thirrje tingëllon kaq e fortë.

Në thelb, “Rama në burg, Berisha në burg” është një kërkesë për barazi para ligjit. Ndoshta askush nuk do të shkojë në burg. Por kjo thirrje është refuzim i kultit të liderit. Një thirrje që askush të mos jetë mbi drejtësinë, as ai që ka pushtetin sot, as ai që e kishte dje.

Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo parullë i tremb të dy liderët kryesorë më shumë se çdo tjetër. Sepse nuk mbron askënd. Nuk kërkon zëvendësimin e një idhulli me një tjetër. Kërkon fundin e idhujve dhe tregon se qytetarët nuk kanë më nevojë për shpëtimtarë, por për institucione. Nuk kanë nevojë për liderë të paprekshëm, por për ligje që prekin këdo. Nuk kanë nevojë për heronj politikë, por për një shtet ku askush të mos jetë aq i fuqishëm sa të jetë mbi drejtësinë.

Prandaj kjo thirrje nuk flet vetëm për Ramën apo Berishën. Ajo flet për fundin e një epoke ku politika kërkonte besnikëri. Dhe për fillimin e një epoke ku qytetarët kërkojnë përgjegjësi.

A jemi gati si shoqëri për këtë gjë? Dyshoj…

Next Post
Tragjedia në Shëngjin/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për sigurinë në plazhe

Tragjedia në Shëngjin/ Presidenti Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin masat për sigurinë në plazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In