• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Zvërneci nuk mbrohet me nacionalizëm, as me antisemitizëm

by Java News
03/06/2026 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rildo Ngjela

Nga një mosmarrëveshje lokale dhe një investim serioz, Zvërneci është kthyer tashmë në një pasojë e zakonit të vjetër të shtetit, ku jep shpjegime vetëm pas faktit të kryer. Kjo është edhe çështja pse gardhi rrethues në Zvërnec ka arritur jashtë Shqipërisë.

Greqia po e sheh si çështje të të drejtave të minoritetit, pronësisë dhe mbrojtjes së mjedisit sipas standardeve të BE-së. Në Serbi, mediat po e lexojnë si një çështje ku investitorët e huaj mund të marrin çfarë të duan në kohë rekord dhe pa transparencë. Shqipëria, nëse e ka të nevojshme të përgjigjet, nuk duhet t’i përgjigjet me zemërim, as Athinës dhe as Beogradit.

Nga ana tjetër, trajtimi i shqetësimit si armiqësi, nuk është kurrë argument. Jo çdo protestues është kundër zhvillimit. Jo çdo ambientalist është kundër investimit. Jo çdo pretendues i pronës është politikisht i manipuluar. Nga njëra anë, Shqipëria ka nevojë për më shumë investime, turizëm, punësim dhe hyrje të kapitalit të huaj. Nga ana tjetër, zhvillimi nuk mund të mbrohet duke u kërkuar qytetarëve të besojnë verbërisht. Një shtet serioz, që përthith investime kaq të mëdha, duhet të bëjë transparente lejet, dokumentet pronësore dhe vlerësimin mjedisor. Me pak fjalë: Ja kontrata. Ja ligji.

Ndërkohë, protesta nuk duhet të shkatërrojë bazën e saj morale, duke e kthyer Zvërnecin në një skenë ku mbizotërojnë narrativat etnike apo gjuha antisemite. Kush ka problem me projektin, duhet të flasë për projektin. Kush ka problem me pronën, duhet të flasë për pronën. Kush që ka shqetësim për mjedisin, duhet të flasë për mjedisin. Por, të shndërrosh mosmarrëveshjen për projektin, pronat dhe mjedisin në një urrejtje kundër hebrenjve, kjo është e papranueshme. Për Shqipërinë është moralisht e shëmtuar, politikisht e dëmshme dhe njollos kujtesën e një vendi që ka mbrojtur atë popull.

Për t’ju kthyer argumenteve që vijnë nga jashtë, shqetësimi grek duhet të trajtohet me seriozitet, pa u përfshirë emocionalisht. Nëse ka pretendime pronësore, duhet të sqarohen. Shqetësimet për minoritetin duhet të adresohen përmes ligjit. Dhe, nëse ka detyrime mjedisore të lidhura me rrugën europiane të Shqipërisë, ato duhet të respektohen. Por një asnjë mënyrë nuk duhet që kjo çështje të shndërrohet në fushëbetejë etnike. Kjo është një çështje 100% shqiptare, e cila kërkon seriozitet institucional. Përgjigjja e duhur për Greqinë është transparenca dhe jo gjuha emocionale. Në fakt, edhe ajo zyrtarisht atë ka kërkuar.

Leximi serb është ndryshe. Mediat atje e shohin në shkallë rajonale dhe thonë se emra të fuqishëm arrijnë të hapin dyer më shpejt se koha e procedurave ligjore. Duhet sqaruar se opinioni publik serb nuk është gjykatës i Shqipërisë dhe Beogradi nuk është shembulli më i mirë për të dhënë leksione mbi qeverisjen. Kur mediat serbe paralelizojnë Zvërnecin me modelin e përgjithshëm të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, që kanë ndjeshmëri politike, qeveria shqiptare nuk duhet të irritohet. Detyra e saj është të provojë se Shqipëria nuk është pjesë e këtij modeli. Madje, të faktojë se shteti s’po e fsheh procesin, se interesi publik është i mbrojtur dhe se investimi strategjik nuk do të thotë privilegj privat mbi llogaridhënien publike.

Rreziku i vërtetë për Zvërnecin nuk është protesta, as shqetësimi grek, as interpretimi serb dhe as mediatizimi ndërkombëtar i çështjes. Rreziku i vërtetë është mungesa e besimit. Sepse, kur mungojnë dokumentet rritet dyshimi. Kur shteti flet vonë, përhapet konspiracioni. Kur shteti merr pozita mbrojtjeje, shfaqen nacionalizmat. Kur protesta bëhet e pakujdesshme, ndërhyn ekstremizmi. Dhe kur të dyja palët fusin emocionalisht, harrohen faktet.

Nëse qeveria vërtet beson tek projekti, të merret me projektin dhe jo me protestuesit. As me Belerin. Nuk mund të humbasë kohë me teori konspiracioni. Dhe pa i trajtuar qytetarët si nxënës të pavëmendshëm në mësim. E ka në dorë ta mbrojë projektin me dokumente, me ligj, me garanci, procedurë, kontrata, transparencë dhe me përgjegjësi institucionale.

Kaq.

Nga ana tjetër, protesta duhet të bëjë të njëjtën gjë, nëse dëshiron të jetë serioze. Nuk duhet ta humbasë kauzën. As ta ndotë shqetësimin mjedisor me sintisemitizëm. Dhe as ta kthejë të drejtën e pronës në konflikt etnik. Nuk duhet zëvendësuar kërkesa “ku janë dokumentet” me sloganin “ikni të gjithë”. Në rast të kundërt, protesta nuk do e ndihmonte Zvërnecin. Vetëm do e përdorte atë për të arritur diku tjetër.

Sot, Zvërneci është një provë për të gjithë ne.

Për qeverinë është provë transparence.

Për protestën është provë nëse di të mbrojë një kauzë pa rënë në gjuhën e urrejtjes.

Për opozitën është provë nëse di të bëjë politikë pa përdorur zemërimin e të tjerëve.

Për median është provë nëse do të dijë të dallojë faktin nga histeria.

Ndërsa, për Shqipërinë është provë nëse zhvillimi do të vijë si një projekt kombëtar apo si një marrëveshje që qytetarët e shohin vetëm kur u del përpara gardhi.

Në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë që një investim i madh nuk dëmtohet kurrë nga transparenca. Përkundrazi, dëmtohet nga dyshimi. Dhe dyshimi nuk shuhet me nacionalizëm apo me antisemitizëm. As me fyerje apo arrogancë.

Ai shuhet me shtet.

Next Post
Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

Marrëveshja për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, ministri Nufi takon në Romë homologun e tij italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In