• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’i trembet kritikave/ Ish-kancelari gjerman për marëdhënien me Putin: Unë nuk do të heq dorë

by Java News
11/07/2022 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”, tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Schroeder, socialdemokrat, ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, është bërë kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës, Rosneft. Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita në Rosneft në maj dhe ka refuzuar nominimin në bordin e gjigantit tjetër rus, Gazprom, që është bërë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Schroeder është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.

Duke folur për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Schroeder tha se nuk beson në zgjidhjen ushtarake të kofliktit në Ukrainë. Ai shtoi se pas takimit me Putinin në mars, ka përshtypjen se presidenti rus është i interesuar për zgjidhje të negociuar.

“Se si duket një zgjidhje e tillë, mund të sqarohet vetëm me negociata”, tha Schroeder.

Schroeder e bëri të qartë se ai beson se Ukraina është fajtore për dështimin e negociatave deri më tani.

g.kosovari

Next Post
“Fundjavë pasionante për dashurinë”/ Ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të Horoskopit

Kohë e mirë për dashuri/ Horoskopi ditor 11 korrik, ja si nis java për çdo shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com