• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si t’i lexojmë mesazhet që po jep drejtësia e re

by Alfred Peza
19/12/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kjo javë ka qenë e para që shënoi startin e një ere të re, në fushën e drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm me vendimet që janë marë e dhënë prej saj, por edhe me reagimet apo heshtjen me të cilën janë pritur ato, nga elita politike e Tiranës. Duke dëshmuar se reforma jo vetëm që nuk ka ngecur, por ajo po ecën shumë më shpejt se sa e kanë menduar, ata që bënë gjithçka gjatë këtij viti për ta bllokuar atë.

Ilir Meta nga njëra anë ka qenë i detyruar që të zhvillojë në Presidencë, ceremoninë protokollare të betimit të 8 prokurorëve të rinj të Prokurorisë Speciale (SPAK). E si për të dëshmuar se është kundër saj, ka pritur pak minuta më pas në zyrën e tij Ervin Salianjin, të sapo dënuar me burg për mashtrim në lidhje me çështjen “Babalja”, nga një gjykatë shqiptare. Takimi është zhvilluar ende pa u mbushur 24 orë nga firmosja e vendimit ndaj tij. Për tu shoqëruar më pas, edhe me një njoftim nga zëdhënësi, që ishte shumë më i gjatë sesa edhe ai për ngritjen e SPAK, të pasqyruar në faqen zyrtare të Presidentit.

Nga njëra anë, PD me anë të një deklarate bëri sikur e përshëndeti krijimin e SPAK. Ndërsa nga ana tjetër, si Kryetari i saj Lulzim Basha ashtu edhe liderit historik Sali Berisha, nuk ua bëri zemra që të thonin qoftë edhe një fjalë të vetme, në lidhje me këtë zhvillim kaq të rëndësishëm. Aq më tepër, që brenda ditës u zgjodh edhe Kreu i parë i SPAK, duke i hap rrugën që nesër në mëngjes, fillimit të punës me kapacitet të plotë të këtij institucioni kyç për sistemin e ri të drejtësisë.

Po ajo PD që në drekë bën sikur e përshëndet ngritjen e SPAK, duke e inkurajuar të hetojë e të çojë përpara drejtësisë çdo të paprekshëm të deri sotëm, në darkë mbledh forumet e saj kryesore, për vendimin e Gjykatës ndaj ish deputetit të saj. Në kontrast me PD, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka surprizuar me “entuziazmin” e saj kur u bë e vetmja që e përshëndeti personalisht me fjalë të mëdha ngritjen e SPAK. “Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar”,- garantojë pas SHBA e BE, edhe ajo.

Me datën e ngritjes së SPAK ishte e lidhur ironikisht, edhe vendimi i plot 2 viteve më parë nga Parlamenti, për shkarkimin e simbolit të drejtësisë së vjetër, ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla (18 dhjetor 2017). Gjithkush e kujton se ishte zonja Kryemadhi, ajo që bëri edhe rezistencën më heroike në atë séancë, duke luftuar heroikisht me çizme. Ndërsa plot një vit më parë (19 dhjetor 2018) u krijua Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që i hapi rrugën tani, ngritjes së SPAK.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë se klasa politike nuk ka më as fuqi dhe as mundësi që të ndërhyjë si deri dje, jo vetë për ta frenuar e zhbërë, por as për të diktuar vendimet e drejtësisë së re. Shenjë e sigurtë se ka nisur puna për çmontimin njëherë e përgjithmonë, të kulturës së mosndëshkueshmërisë në këtë vend. Duke i dhënë fund kohës kur politikanët më të fuqishëm, i shpëtuan drejtësisë për abuzimet me pushtetin dhe skandalet e qeverisjes, duke mos u paraqitur fare, me raporte mjekësore, me ekspertiza të dyshimta, apo me procedurë.

Bashkë me Prokurorinë Speciale (SPAK), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) sapo ka emëruar gjyqtarët e rinj, duke i hapur rrugën ngritjes së Gjykatave të Posaçme të shkallës së parë dhe të Apelit. Pas kësaj, nuk ka më asnjë pengesë që të hetohen, të gjykohen dhe të ndëshkohen kokat e krimit të organizuar dhe elita e korruptuar e pushteteve të këtyre 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Viti 2019 filloi me vendimin “in extremis” të opozitës shqiptare, për të djegur më 16 shkurt të gjitha mandatet e deputetëve të saj. Me qëllimin për të injektuar në sistemin politik e demokratik të vendit, një krizë artificiale, që synonte fitoren e pushtetit në tavolinë me moton: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita! Pas kësaj, vinte bllokimi i reformës në drejtësi dhe zhbërja e saj. Ajo çfarë ndodhi më pas deri më 30 qershor dhe në vijim, është një film i njohur tashmë nga të gjithë.

Ndërsa fundi i 2019 por shënon krijimin e institucioneve më të rëndësishme të sistemit të ri të drejtësisë. Duke i hapur rrugën në këtë mënyrë një viti të ri 2020, me shanse dhe mundësi të reja. Me shpresën e pashuar të shqiptarëve, se më në fund, drejtësia e vërtetë do të nisë që të bëhet një ditë realitet, edhe në këtë vend. Ndaj, lajmi i ngritjes dhe nisjes së punës së SPAK, i gjeti liderët e politikës opozitare ose të frikësuar, ose të pasinqertë në urimet apo, me mos urimet e tyre!

Next Post

Basha kërkon përforcime: Presim në koalicion këdo që kundërshton Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In