• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

by E S
06/04/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale të saj. Katër nga 8 ekipet e kualifikuara në këtë fazë vijnë në sfidat e kësaj mesjave në vështirësi dhe gati në krizë nervash. Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre respektive për humbjet në fundjavë dhe po i përgatisin ndeshjet e tyre me Sporting, Bayern, Barcelonën dhe Liverpool, me humor të hidhur.

Arsenali është zhgënjimi më i madh sepse përpara pauzës humbi në finalen e Kupës së Ligës me Manchester City, ndërsa pas kësaj pauze u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Championship, Southampton në Kupën e Anglisë.

Skuadra e Artetës që pretendonte të fitonte të 4 titujt sezonalë, tani ka filluar të ndjejë frikën e kthimit të Manchester City në Premier League. Skuadra e Citizens është 9 pikë prapa, por ka një ndeshje për të rikuperuar dhe sfidën direkt me Topçinjtë në shtëpi. Dhe tani Arsenali ka frikë se mos ndodh ndonjë parakalim i bujshëm si 3 vjet më parë. Ndërkaq, skuadra e Artetës duhet të përgatitet për ndeshjen me Sporting Lisbonë. Luzitanët, përmbysën humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt duke iu imponuar norvegjezëve në shtëpi duke i mundur 5-0.

Ky sezon është i komplikuar për Realin e Madridit. Pas largimit të Xabi Alonsos, Alvaroi Arbeloa tentoi të përmirësojë gjërat me suksesin e dyfishtë ndaj Manchester City dhe ndaj Atletico në derbi. Por janë të shumta hapat falsë të bërë nga Los Blancos të goditur edhe nga dëmtimet e shumta. Humbja me Mallorca ku vendimtar rezultoi Vedat Muriqi, praktikisht duket se ia ka dorëzuar titullin Barcelonës që tani është 7 pikë para. Tani do të jetë ndeshja e madhe në Bernabeu me Bayernin e Mynihut që shkërrmoqi Atalantën në 1/8 e finaleve. Skuadra e Kompany vjen pas fitores 3-2 në fushën e Freiburgut me 3 gola të shënuar në fund duke e cuar në 100 kuotën e golave të shënuar vetëm në Bundesligë. Do të jetë sfida mes dy goleadorëve të jashtëzakonshëm Mbappe dhe Kane

Të mërkurën do të luhet akti i dytë i përballjeve mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick iu imponua Los Colchoneros në kampionat dhe tani janë favoritë edhe në Ligën e Kampioneve. Yamal bëri diferencën me disa manovra sublime duke bërë që Nico Gonzales të ndëshkohej me karton të kuq. Goli vendimtar u shënua një tjetër goleador i jashtëzakonshëm, Robert Lewandowski

Një fundjavë të hidhur përjetoi edhe Liverpool që pasi dështoi në Premier League, mbante shpresa te FA Cup. Por Guardiola dhe Manchester City i rezervuan skuadrës së The Reds një humbje të dhimbshme 4-0. Tani Liverpool dhe Arne Slot i mbetet vetëm Liga e Kampioneve ku në çerekfinale do të përballen me kampionët në fuqi të kontinentit, Paris Saint Germainit të Luis Enrique që është kthyer në formën optimale.
Shumë gjëra do të kuptohen pas ndeshjes së parë në Parkun e Princave.

Next Post
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In