• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

by Artur Ajazi
06/04/2026 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

U lodhëm, u strapacuam, u mërzitëm, u ndëshkuam, u çoroditëm, u bëmë “përshesh” me njëri-tjetrin, humbëm shpresën, dhe tani me plot gojën themi “në Shqipëri qenka e vështirë të bëhet drejtësi”.

Po, është e vërtetë. Sa kishim dhe ishim në “diktaturë”, e kishim të lehtë të thonim se “e dënoi ligji”, kurse në këtë medemek “demokraci”, askush nuk thotë, dhe askund nuk ka ndodhur të themi se “e dënoi ligji”. Kjo për faktin e thjeshtë se, ka korrupsion, ka tarafe, ka mungesë të aftësive dhe profesionalizmit, ka frikë, ka interes, ka paturpësi, ka varësi politike, dhe së fundi, ka dashakeqësi të hapur fare.

Askush nuk pyet më për ligjin, askush nuk e ka frikë ligjin, prokurorin, gjyqtarin, policin. Nuk mund të thuash se kjo ndodh më tepër tek “rrugaçi”, pasi sot ka dhe zyrtarë dhe intelektualë që, aspak nuk e kanë frikën ligjin, burgun, ndëshkimin, vendimin, dënimin. Mjafton të mos i preken ato 10 apo 20, apo dhe 100 milion eurot e vjedhura, dhe gjithçka është “OK”.

Arrestohet, bën ca vite hetuesi, dhe pastaj me vendim gjyqsor, ose i quhen vitet e paraburgimit, ose i konvertohet në “Shërbim Prove”. Ka të tjerë si Arben Ahmataj, që bëjnë “viktimën”, ikin, çajnë ferrën jashtë vendit, blejnë vilën, dhe vazhdojnë jetën e luksit edhe andej.

Madje bëjnë deklarata, intervista ku shajnë me libër shtepie, shokët, shefat, miqtë, dhe ata që kanë patur si “dorëzanës”, dhe pastaj duan edhe ata si Ahmetaj “drejtësi”. Duhet të themi se, drejtësia e re, u plak para kohe. U frikësua dhe u moleps para kohe. E nisi mirë, bëri ca medemek “arrestime”, mbajti ca kohë në burg ca zyrtarë koti, dhe pastaj me vendim gjykate ata as u dënuan, dhe as ju morën milionat e vjedhura. Pse kjo është drejtësia që kërkuam, drejtësia e re ?

Si mund të kemi besim ne tek kjo “drejtësi e re”, kur ata që bënë Gërdecin, 21 Janarin, ata që shkaterruan shtetin, ata që vodhën miliona euro, ata që kanë mbushur thasët me paratë tona dje dhe sot, janë të lirë, bredhin dhe bëjnë jetë prej sheiku, edhe jashtë edhe brenda Shqiperisë?

Kaq e vështirë qenka të bëhet drejtësia tek ne në Shqipëri ? Por të paktën bëheni drejtësinë sa 20 per qind, e asaj të Enver Hoxhës, pra sipas ligjit, jo më tepër. Bëjeni sipas ligjeve të sotme, sepse kemi ligje të mira dhe europiane. Por këta të sotmit, as sipas ligjit nuk hetojnë, dhe as sipas ligjit nuk dënojnë. Këta të sotmit në Shqipëri, vëshgojnë, hetojnë, dhe dënojnë sipas interesit, sipas urdhërit nga lart, dhe sipas oreksit të xhepit.

Ka 35 vjet që prokurorët dhe gjyqtarët, majmen me milionat e fituara nga pazaret dhe aferat korruptive, ka 35 vjet që ata hetojnë dhe dënojnë sipas interesave politike dhe personale. Në Bashkimin Europian, nuk të qasin as tek pragu i derës, dhe jo të pranojnë anëtar, me një drejtësi të mangët, të lodhur dhe të korruptuar.

Edi Rama nuk ja del dot i vetëm, të mposhtë badërrdinë e një ushtrie të madhe të korruptuarish, në rast se nuk ka ndihmën dhe aleancën e shqiptareve. Ka ardhur koha të nisë “përmbysja” e madhe në drejtësi. Le të bëhet nga e para, paçka se do të ketë kosto, paçka se do të rëndojë mbi xhepat e shqiptareve, por të paktën të kemi, dhe të jepet drejtësi e paanshme, dhe të dënohet kushdo që shkel ligjin dhe vjedh paratë tona.

Next Post
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In