• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kërkon përforcime: Presim në koalicion këdo që kundërshton Ramën

by A R
19/12/2019 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e kryesisë nga Partia Demokratike e mbledhur prej orë 18:20 të pasdites së sotme, ku Basha ka lajmëruar hapjen e partisë, duke ftuar në PD këdo që kundërshton regjimin e Edi Ramës.

“Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuojë. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjerë me çdo faktor për ta bërë sa më të shpejtë rotacionin politik”, ka thënë Basha.

Më tej ai ka shtuar se, “Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shprese për shumicën e qytetarëve.  Me qindra të rinj janë afruar pranë PD, pedagogë, mjeke, juristë, profesionistë nga të gjitha fushat që duan të japin kondributin e tyre në ndryshimin e vendit. Sa më mirë të dëgjohet zëri i qytetarëve, aq më i fortë do të jetë reagimi ynë”.

Sipas tij, “Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternativës sonë, në mënyrë konkrete, me përllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë. Objektivi ynë është: garantimi i votës së qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nisje e negociatave për anëtarsim, zhvillim ekonomik, punësim për shqiptarët”.

/a.r

Next Post
E papritur, Berisha nuk shkon në “Opinion”, ja çfarë thotë Fevziu

E papritur, Berisha nuk shkon në "Opinion", ja çfarë thotë Fevziu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com