• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të duhesh njëlloj me të dashurin e përjetshëm

by A R
31/05/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me siguri të tjerët nuk e mbajnë mend që kur ju jeni bashkë. Duket sikur keni lindur pranë njëri tjetrit ose diçka e ngjashme. Jeni gjithandej bashkë dhe kur flet për njërin, mendon për tjetrin. Janë bërë shumë vite tashmë që keni një histori, që ndani jetën, ëndrrat dhe shtratin. Dhe kur ndalesh ndonjëherë e mendon, mund të të kapë ndonjë dyshim: A e do si më parë? A duheni si dikur, apo rrini bashkë sepse kjo është diçka e kthyer në natyralitet për ju?

Mos u tremb kot, e rëndësishme është të mos e lësh marrëdhënien në monotoni. Gjithmonë duhet të kujdesesh për të si në fillimet e saj që edhe emocionet të vazhdojnë.

Ji seksi duke qenë varianti më i mirë i vetes

Mos ndaloni asnjëherë së qeni seksi. Fakti që jeni bashkë prej vitesh nuk do të thotë që duhet ta harroni këtë element. Nëse ai të sheh pa grim apo me tutat e palestrës nuk ka asgjë të keqe, të gjitha kemi ditë të tilla, por mos harro të përpiqesh të dukesh në variantin më të mirë të mundshëm. Jo vetëm ai do ta vlerësojë, por edhe ti do ndihesh më mirë me veten, pas kësaj.

Ruaj pak mister për mashkullin tënd

Është e rëndësishme të ruash pak mister në marrëdhënie. Një mënyrë është të mbyllësh gjithmonë derën e tualetit. Le të mendojë që ke shkuar për të hedhur parfum apo për të vënë maskarë mbi qerpikë. Gjithashtu nuk ke pse ia tregon të gjitha. Është mirë ta lësh të bëhet kureshtar për çfarë po mendon ti.

Shmang rutinën duke shkuar në vende të reja

Është shumë në rregull nëse ju kur dilni keni programin tuaj, darkë dhe film, por është edhe më bukur t’i miksosh aktivitetet. Kjo nuk do ju lejojë të bini në rutinë. Shkoni në vende të reja dhe provoni gjëra të reja. Mund ta nisni duke porositur diçka të re.

Krijo me këmbëngulje romancë

Romanca kërkon punë. Dhe meshkujve u pëlqen gjithashtu, edhe pse pretendojnë për të kundërtën. Ti mund ta bësh në shumë mënyra, për shembull duke blerë biletat për një ndeshje për ju të dy. Mund ta frymëzosh partnerin të vazhdojë të jetë romantik duke i kujtuar sa shumë i doje dhe i do veprimet romantike që ai bën. Romanca e mban pasionin gjallë për të dy.

Ndaj me të gjërat që do dhe ato që ke nevojë

Ky është një leksion që duhet shumë kohë për ta mësuar në jetë. Burrat nuk mund të lexojnë mendjen tënde. Është shumë më mirë të flasësh me të sesa të ngelesh e zhgënjyer kur ai nuk të jep atë që do doje. Duhet të ndash me të ato që do dhe ke nevojë, kjo është gjëja më e mirë në një marrëdhënie.

Mbaj në mendje gjithmonë t’i thuash sa fantastik është

Është e lehtë të harrosh me ç’burrë fantastik je pasi kalojnë vite që jeni bashkë. Kujtoje veten për gjërat që të bëjnë ta duash. Përveçse do ndihesh pozitive karshi tij, magjia do ndihet po të përqendrohesh te këto gjëra. Do shohësh më shumë gjëra për t’u admiruar kur fokusohesh te anët e mira. Pozitiviteti gjeneron veten.

Ëndërro të ardhmen tuaj bashkë

Ëndrrat për të ardhmen e përbashkët e mbajnë romancën gjallë. Është qejf të flasësh për gjërat që të pëlqejnë të bësh. Ndoshta të pëlqen të vizitosh një plazh. Të vizitoni Parisin mund të jetë një tjetër ëndërr. Të ëndërroni bashkë ju bën të ndjeni emocione dhe ndjenja të thella dhe romantike ndaj njëri- tjetrit. /Telegrafi/ma.me

Next Post
Kandidati i PD Xhemal Gjunkshi i paditur, përdori 6600 euro nga ushtria për udhëtime me gruan

Kandidati i PD Xhemal Gjunkshi i paditur, përdori 6600 euro nga ushtria për udhëtime me gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

August 7, 2026
Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

August 7, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027

August 7, 2026
Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

August 7, 2026
Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

August 7, 2026
Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

August 7, 2026
Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

August 7, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

August 7, 2026
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’/ Shoqata e Bankave: Duhet tavan për paranë fizike

Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com