1959- Vdiq këngëtarja e njohur amerikane e jazz dhe blues Billie Holiday.
1790-Vdiq ekonomisti skocez Adam Smith, që së bashku me David Ricardo, konsiderohen si përfaqësuesit më të famshëm të ekonomisë klasike angleze. Ai i vendosi themelet e teorisë së vlerave. (“Pasuria e Kombeve”, “Teoria e Ndjenjave Morale”).
1912-Vdiq matematikani, fizikani dhe filozofi francez Jules Henri Poincare. Ai zhvilloi teorinë e funksioneve automorfike dhe ka studiuar ekuacionet diferenciale, kurse veprat e tij në fushën e topologjisë dhe interpretimin e tij të gjeometrisë së Lobachevsky janë veçanërisht të rëndësishme. Ai botoi rreth 500 punime shkencore. (b.an)










