1512 – Vdiq navigatori italian Amerigo Vespuçi. Prej versionit latin të emrit të tij (Americus), hartografi gjerman Martin Valdzemiler (Waldsemueller) Botën e Re e ka quajtur Amerikë (Amerika), edhe pse kontinenti i ri i zbuluar nga Kristofor Kolombi ishte që në vitin 1492. Vespuçi në Botën e Re ka udhëtuar në 1499, si një anëtar i ekspeditës spanjoll, kurse në 1501 dhe në 1502 udhëhoqi ekspeditën portugeze.
1784 – Nga porti i New York ka lundruar anija e parë amerikane tregtare për në Kinë, “Perandoresha kineze.” Në Kinë arriti në 28 gusht.
1788 – Lindi filozofi gjerman Arthur Schopenhauer, puna e të cilit është vlerësuar pak para përfundimit të jetës së tij dhe sidomos pas vdekjes (1860). Filozofia e tij thellësisht pesimiste ka gjetur pasuesit sidomos me dështimin e lëvizjes kombëtare në vitin 1848, kurse në filozofi dhe letërsi është pasqyruar në punimet e Friedrich Nietzsche dhe Thomas Mann. (b.an)










