• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si renditen banorët e BBV?/ Juli dhe Romeo mbeten pas, Egla fiton ‘terren’ edhe në rrjetet sociale

by Java News
23/03/2024 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej 13 janarit, banorët e “Big Brother” kanë mbajtur gjallë interesin e publikut. Por, teksa loja dhe dinamikat e saj ndryshojnë shpesh, e gjitha kjo ka impakt te ndjekësit që shkojnë e vijnë në rrjetet e tyre sociale.

Si çdo javë, janë renditur edhe personazhet që më së shumti kanë pasur trafik në “Instagram”-in e tyre. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 446 në 447 mijë.

Si një prej konkurrentëve më të fortë në lojë, Juli është zgjedhur 2 herë dhe banori i preferuar. Por tashmë, duket se shifrat në “Instagram”-in e tij nuk po rriten më me të njëjtin fluks si javët e para, duke bërë që të tjerë banorë të marrin më shumë ndjekës. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1200 ndjekës duke shkuar në 49.4 mijë.

Javë pas jave, edhe Ledjona po njeh rritje në “Instagram”. Teksa në lojë është një nga banorët kyç, në rrjetet sociale duhet thënë se është ndër banorët e fundit sa i përket numrit në total, ndonëse rritje ka pasur çdo javë që nga nisja e këtij formati. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni.

Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 1.9 mijë ndjekësish dhe Meritonin me 4 mijë ndjekës më tepër. Duhet theksuar se Meritoni është padyshim një nga banorët që javë pas jave njeh vetëm rritje në “Instagram”-in e tij. Dhe shifrat janë gjithmonë më të larta se ato të Ilnisës, ndonëse në lojë është ajo që mbizotëron, duke u bërë shpesh kryefjala e shtëpisë.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 119 mijë, teksa edhe ish-partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 330 mijë. Ajo që bie në sy për këtë dyshe është fakti se kanë edhe shumë adresa që i mbështesin në këtë rrugëtim. Të shumtë janë fansat e tyre që i surprizojnë jo vetëm në shtëpi, por edhe me postera e spote gjgande që kanë shkuar deri në New York.

Pëlqimi i tyre është përkthyer gjithnjë në ndjekës në rrjetet e tyre sociale, duke i bërë dy nga banorët më të pëlqyer dhe komentuar në shtëpi. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje siç ndodhi javën e kaluar. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 3 mijë ndjekës në “Instagram”. Kujtojmë se të martën, Rikja ishte banorja që u skualifikua, përballë nominimit me Eglën.

Megjithatë, ishte bileta e fatit që e riktheu atë në shtëpi. Që prej asaj dite, konkurrentja duket se ka ndryshuar edhe strategjinë e lojës së saj. Që prej së martës, Riken e kemi parë më të zbutur në lojë, duke lënë pas gjuhën e ashpër me banorët e tjerë apo përplasjet e forta. Duket se e gjithë kjo situatë e re ka bërë që Rikja të fitojë plot 3 mijë ndjekës.

Nga ana tjetër Roza, e cila në lojë këto ditë duket më e qetë, nuk ka ndryshuar në shifra, duke mbetur tek i njëjti numër që kishte edhe javën e shkuar. Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi, duke shkuar nga 254 në 256 mijë. Edhe për Erjolën, kjo ka qenë një javë e qetë, ku veç një debati me Eglën, e gjithë pjesa tjetër e ditëve ka kaluar në qetësi.

Megjithatë, 2 mijë ndjekës të rinj janë shtuar në “Instagram”-in e saj. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit. Ndonëse si në shtëpi, ashtu edhe me komente në rrjet, shpesh ajo është personazhi më i sulmuar, ndjekësit në “Instagram”- in e saj vijojnë vetëm të rriten. Aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në “Instagram”in e saj. Mesa duket, loja e saj po pëlqehet si nga publiku që e voton, ashtu edhe nga ndjekësit e rrjeteve sociale. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 573 ndjekës brenda kësaj jave./Panoramaplus

Next Post
Humbja e thellë ndaj Kilit, Armando Duka shfaqet si ‘turist i lumtur’ në Parma

Humbja e thellë ndaj Kilit, Armando Duka shfaqet si 'turist i lumtur' në Parma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

Breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, Zelesnky: Bashkëpunimi për mbrojtjen ajrore, prioritet

April 15, 2026
Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

April 15, 2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In