• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po e përdor opozita emrin e studentëve dhe emigrantëve për të krijuar një parti tjetër aleate

by Flogert Muça
21/01/2019 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ditën e sotme në e-mailet e mediave erdhi njoftimi  se studentët që kanë vijuar protestën edhe pas plotësimit të kërkesave nga qeveria, sëbashku me të ashtuquajturit emigrantë që protestuan para disa ditësh përpara kryeministrisë, kanë krijuar partinë e tyre politike.

Ky lajm në fakt është i rëndësishëm jo vetëm për të kuptuar qëllimin e vërtetë të protestës që vazhdon të mbahet në jetë nga një dorë të rinjsh, por edhe për të kuptuar strategjinë me të cilën po luan opozita në Tiranë.

Ajo që bie në sy direkt teksa kujton kronologjinë e ngjarjeve, është fakti se e gjitha kjo paska qenë një skemë e PD-së dhe LSI-së, e cila konkludoi sot me atë njoftim për mediat.

Pse është e tillë?

Sepse, është fakt se sot në krye të protestave dhe bojkotit që po ndodh në disa Universitete, janë të rinjtë që u përkasin forumeve të partive opozitare. Kjo është provuar e stërprovuar nga mediat me zë e me figurë.  E sot, këta studentë me axhendë politke nuk kanë asnjë lidhje në fakt me studentët e vërtetë të cilët protestuan dhe morën çfarë kërkuan e sot duan të zhvillojnë mësim, por siç tregon lajmi i sotëm, kanë lidhje me axhendën politke të opozitës, duke i shtuar asaj në krah edhe një parti tjetër aleate që do tentojë të tërheqë pas vetes studentë duke abuzuar me emrin.

Është fakt poashtu nga ana tjetër se ata që protestuan si emigrantë ishin (siç e pasqyruan mediat gjerësisht) militues të PD-së kryesisht, ku bashkë me ta përballë kryeministrisë protestuan edhe gjysma e selisë së Partisë Demokratike dhe figura të njohura pranë PD-së (që jetojnë në Tiranë) e që u pasqyrua e plotë në Facebook-un e Sali Berishës.

Thënë këto, Partia Demokratike dhe LSI-a,  siç bënë me studentët, bënë edhe me emigrantët, duke u hequr sikur iu djeg xhani për të dyja palët, por që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me asnjërën palë, siç u tregua edhe gjatë pushimeve, siç po tregohet qartë edhe tani.

E vetmja gjë që po iu ndodh studentëve realisht falë kësaj skeme, është që për interesa politike të dy partive opozitare dhe për interesa personale të disa individëve që aspirojnë të bëhen politikanë, rrezikojnë t’iu digjet viti akademik.

Ajo po po ndodh sot është keqpërdorimi ekstrem i emrit të studentit dhe emigrantëve nga parti dhe individë që duan të ngjiten në politikë, duke vënë nën këmbë djersën dhe mundin e studentëve të vërtetë që mund të mbeten pa shkollë për këtë arsye.

Kjo skemë që po nis të vihet në jetë sot, është nëpërkëmbja e emrit të studentit dhe përdorimi si trampolinë politike për disa që duan të shkojnë në parlament e njëherësh përdorimi për kapital politik nga PD-LSI, në një kohë kur shpenzimet e deritanishme të familjeve për arsimimin e fëmijëve, rrezikojnë të përfundojnë dëm nga djeg’ia e vitit akademik.

Lajmi i sotëm i krijimit të një partie politike nga ‘studentët’ dhe ‘emigrantët’ e opozitës, nxjerr në pah lajmin e vërtetë: Opozita po përdor emrin “Student” dhe “Emigrant” për interesa të sajat duke rrezikuar kosto të larta për studentët shqiptarë që rrezikojnë të humbasin vitin, vetëm e vetëm që disa ‘heronj’ politik të shkojnë në parlament, krah Kryemadhit e Bashës.

Next Post
Reshje dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti këtë javë

MOTI/ Ulje temperaturash, si parashikohet koha për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com