• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si parashikonte Myslym Murrizi i PD, se çadra e opozitës mund të bëhej sebep dhe për Luftë të 3 Botërore!!

by Java News
19/05/2017 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ndodhi edhe para vizitës së David Mcalliser dhe Knut Fleckenstein në Tiranë, ku opozita tentoi një provë force për të treguar fuqinë e saj në terren me anë të bllokimit të rrugëve, edhe para vizitës së zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, u tentua që të tregohej forcë nëpërmjet mitingut të 18 majit.

Përpara të cilit kishin paralajmëruar dhunë. Por që disa telefonata nga Brukseli i përsëritën Lulzim Bashës paralajmërimin se do të mbante përgjegjësi personale nëse do të trazohej situata.

Ndërkaq, dy ditë më pas nga Uashingtoni u nis direkt për në Tiranë Kreu i Byrosë për Euroazinë në Departamentin e Shtetit, njëkohësisht dhe Zv.ndihmës Sekretar, Hoyt Brian Yee.

Vizita në Tiranë vinte nga dy ture të ndara që kishte zhvilluar në Ballkan në kohë të ndara por të afërta: tre javë më parë në Kosovë ku kërkoi votimin e Demarkacionit, ku edhe lëshoi një mesazh për Shqipërinë në një intervistë televizive; një javë më parë në Maqedoni ku bindi presidentin e vendit Gjeorgje Ivanov që të japë mandatin e kryeministrit për Zoran Zaev; e më pas në Tiranë për krizën politike.

Por përpara se të vinte në kryeqytetin shqiptar, dy zëra që përfaqësojnë dy rryma paralele në selinë blu e sulmuan zyrtarin amerikan për t’i bërë shantazh dhe për ta zvogëluar fuqinë e tij, pasi kishin parë se në Shkup ishte treguar efektiv, edhe pas kthimit në Uashington Ivanovi rinisi nazet derisa u dorëzuar plotsisht.

Drejtuesi i portalit kryesor pranë PD-së, e sulmoi Hoyt Yee duke e cilësuar të paaftë për të zgjidhur krizën e Kosovës, që shkoi për të zgjidhur krizën e Shkupit pasi donte të bëhej ambasador në Maqedoni, por që edhe atje nuk bitisi gjë; dhe sipas drejtusit të portalit, ai do të largohej për dy javë nga puna. Një vizatim me logjikë provinciale, a thua se bëhej fjalë për lëvizjet e një nëpunësi të bashkisë së Rrogozhinës.

Hoyt Yee, takimin me Lulzim Bashën e la të parafundit. Të fundit e kishte lënë me kritikët e Lulzim Bashës.

Përpara se të hynte në selinë e PD-së, zyrtari i lartë i DASH u tha gazetarëve qetë se zgjedhjet do të njiheshin edhe nëse PD-ja nuk hynte në to. Qëndroi dy orë me Lulzim Bashën, ku njëri prej takimeve e zhvilloi kokë më kokë me të.

Pas takimit, Lulzim Basha rendi me vrap në zyrën e Sali Berishës. Siç duket mori një afat ultimatum për të pranuar paketën Mcallister brenda 24 orëve.

Në darkë, drejtuesi i portalit shkroi sërish: Po tallen me ju! Ka ardhe per ti dhene nje dore Rames, por ka dhe friken se mos opozita e pranon oferten gjermane, gje te cilen Rama nuk e pranon. Dhe per kete, duket se Lu i ka dhene leje Rames ta sulmoje Yee-in nga Top -Channel si nje zyrtar qe i ka mbaruar mandati dhe qe nuk ka oferte nga Ëashingtoni, me qellim qe Rama te mos dal si refuzues i Washingtonit por i te derguarit te CDU-se. Konkluzioni: Zyrtari i larte amerikan ju thote gazetareve se eshte nje zyrtar ne largim, dhe DASH nuk ka nje oferte per zgjidhje ne raste se refuzon Rama. Per Bashen ju thote mediave te Rames se eshte zyrtar i larte dhe i derguari i DASH dhe se opozita ka kohe deri neser ne 16.00, ndryshe SHBA-te do e tregojne me gisht Lulzim Bashen. “Cakejte luajne, por deri sa Luani te dale ne skene”. Luani doli me 13 Maj or “tigri i Ballkanit”. Sinqerisht uroj te vazhdosh me kokefortesine tende.”

Kurse Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD-së, shkoi edhe më larg: e quan Hoyt Yee, në një postim në gjuhën angleze si një zyrtar i kohës Obama, të paaftë dhe të lidhur me Sorosin.

Ndërhyn aty Myslym Murrizi i Lushnjës, ai që pak javë më parë u kap me një polic rrugoreje pasi hëngri gjobë, i cili i qepet edhe Clintonit(Hillary), por edhe bashkëshortit të tij Bill. Sipas Murrizit, çifti Clinton e kanë mbushur Europën me komunizëm dhe paralajmëron hatanë e madhe në konfliktin botëror. Ja ç’shkruan: Per 8 vjet pushteti Obama -Klinton ka instaluar ne Europe nje komunizem sorrosian dhe me perfaqesues te dores se trete jo Amerikan, Amerika do te doje shume kohe te rikthehet si fuqi dhe pushtet ne Europe ose nuk do te jete me kurre. Destabilizimi pjes pjes gati gati mund te sjelle konflikte si shkendije per luften e trete qe po vjen verdalle”.

Me një fjalë, histeria antiamerikane në PD dukej qartë, por nuk kuptohej se “ku fle lepuri”. Dhe pse reflektorët e sulmit vijnë nga qarqe pranë ish-kryeministrit Berisha?

Kjo u pa e qartë pikërisht natën e 18 majit ku Edi Rama dhe Lulzim Basha zgjidhën gjithçka në një takim të mbyllur pa praninë e Ilir Metës dhe reflektorët e Sali Berishës.

Reagimi i fortë të nesërmen e paktit, tregoi shumëçka! Por tashmë ajo ka ndodhur dhe nëse do të zgjasë marrëveshja Basha-Rama edhe pas zgjedhjeve, do të mbahen mend dy diplomatë të rëndësishëm amerikanë me një të përbashkët: Donald Lu dhe Hoyt Yee, të dy me prejardhje aziatike që u sulmuan egërsisht, si asnjë amerikan tjetër në Shqipëri për 100 vitet e themelimit të shtetit shqiptar. (Tesheshi.com)

Next Post
STATISTIKAT/80% e shqiptarëve iu drejtohen miqve apo shokëve për të gjetur punë

STATISTIKAT/80% e shqiptarëve iu drejtohen miqve apo shokëve për të gjetur punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

August 28, 2026
“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

August 28, 2026
“Çdo gjë e ka një çmim!”/ Sulmi mbi ambasadën shqiptare në Kiev, Majko: Ishte mesazh! Qëllimi…

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipëria s’ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë

August 28, 2026
“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

August 28, 2026
Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com