• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si mund të shpërbëhet Shteti Islamik

by Java News
09/04/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bred Nelson & Johanes Sulejman

Në 25 mars në një artikull në “Wall Street Journal”, Met Bredli përshkroi një tension të dukshëm ndërmjet luftëtarëve vendas dhe të huaj të ISIS-it në Irak dhe Siri. Një pjesë e mosmarrëveshjeve, vijnë për shkak të masave të rrepta brutale të luftës, veçanërisht në kushtet kur Shteti Islamik po përson humbje graduale në fushën e betejës në aspektin e luftëtarëve, të ardhurave financiare dhe territorit.

Por një pjesë tjetër buron nga perceptimi, sipas Bredlit, se luftëtarët e huaj janë trajtuar zakonisht më mirë se sa vendasit- duke iu dhënë pozicionet më të mira, paga më të larta dhe i parë më me respekt – ndërsa kanë dëshmuar më pak respekt ndaj traditave lokale.

Të kombinuara së bashku, këta faktorë kanë shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi në rradhët e anëtarëve vendas të Shtetit Islamik.

Kjo ngre dy çështje interesante. Së pari, përçarja dhe dhuna brendapërbrenda ISIS-it është e vërtetë, dhe një dukuri shumë pak e raportuar dhe analizuar. Së dyti, raportet e lajmeve kanë treguar se e kundërta e asaj që Bredli raporton është gjithashtu e vërtetë:se luftëtarët e huaj janë trajtuar shpesh shumë më keq se sa luftëtarë lokalë.

Në disa raste, luftëtarët e huaj, sidomos nga India, Pakistani dhe Afrika, konsiderohen më pak të motivuar se sa luftëtarët arabë, trajtohen si mish për top, vendosen në vijën e parë të frontit, dhe madje edhe “mashtrohen” në kryerjen e atëntateve vetëvrasëse, në mënyrë që anëtarët më të vlerësuar të Shtetit Islamik të mos e vuajnë një brutalitet të tillë.

Por ka më shumë se kaq. Premtimet për pasuri dhe mallra luksoze, nuk janë materializuar kurrë. Ata janë të detyruar të kryejnë detyra të rëndomta, si pastrimin e WC-ve, gatimin e qebabëve, transportin e ujit ose shërbyer si gati-nëpunës për anëtarët e tjerë të “vërtetë” të ISIS-it. Jeta e tyre e përditshme është e kontrolluar dhe shtypur nga udhëheqësit e Kalifatit.

Këta luftëtarë të huaj besojnë se ata janë vlerësuar vetëm në kuptimin që besnikëria e tyre ndaj ISIS-it është e dobishme si një mjet propagande. Por, në përgjithësi, shumë prej tyre janë ndjerë të përdorur dhe abuzuar nga udhëheqja e Shtetit Islamik. Sa për të cituar Sir Xhon Falstaf:ata janë vetëm “mjaftueshëm të mirë si mish për top”.

Pra, çfarë po ndodh? Çfarë e shpjegon mospërputhjen midis dëshmive të ndryshme, se si ISIS-i trajton dhe bashkëvepron me luftëtarët vendas dhe të huaj? Një mënyrë e dobishme për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, është të merret një faqe nga psikologjia sociale dhe politike, dhe eksplorohet tema e dinamikës në grup dhe jashtë tij.

Në thelb, ndarjet brenda ISIS-it janë produkt i besimeve dhe perceptimeve, rreth atyre që të përbëjnë vërtet thelbin e Shtetit Islamik. Me pak fjalë, cilët janë anëtarët e vërtetë të ISIS dhe të cilët janë shërbëtorët e tyre? Ky është thelbi i problemit. Realiteti është se ndonëse disa individë që udhëtojnë në Siri për t’u bashkuar me ISIS-in, janë teknikisht brenda grupit, shumë prej tyre nuk janë perceptuar si realisht “në grup”:ata trajtohen si të jashtëm dhe pak të besueshëm.

Sigurisht grupet brenda përfshijnë elementë të tillë si etnia dhe feja. Arabët sunitë gëzojnë komoditete të mëdha. Por faktorët e tjerë, si kontakti paraprak me anëtarët e ISIS-it (sidomos udhëheqësit e lartë), ekspertiza ushtarake dhe pasuria, kanë po ashtu një rëndësi të madhe.

Këta faktorë bëjnë që rekrutë të rinj të sjellin një kontribut me vlerë të shtuar integrale në grup, në termat e aftësive dhe burimeve – faktorë të rëndësishëm në përgjithësi, por veçanërisht në këtë pikë, dhe tanimë që financat e Shtetit Islamik janë duke u pakësuar gjithnjë e më shumë, territori është duke u rrudhur, dhe udhëheqja e ISIS-it gjendet nën sulm dhe duke humbur anëtarë të rëndësishëm.

Ne gjithashtu e dimë se gratë, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe kombësia, janë të rëndësishme për ISIS-in. Ato gatuajnë, pastrojnë dhe lindin fëmijë, dhe ndoshta më e rëndësishmja, joshin rekrutët e rinj meshkuj për të marrë pjesë në luftë kundër armiqve të ndryshëm të ISIS-it. Por sikurse ka vënë në dukje Mia Blum, gratë janë të zhgënjyera me rolin e tyre dhe funksionin brenda ISIS-it në Irak dhe Siri – kjo nuk është parajsa që ato u premtuan rekrutuesve të tyre.

Por atje ka shumë anëtarë të tjerë, të cilët rëndom shpërfillen nga ISIS-it. Rekrutët nga Azia Juglindore dhe ajo Jugore, xhihadistët rishtarë, të varfrit, dhe të pakualifikuarit në aspektin ushtarak, shihen zakonisht si të jashtëm. Sigurisht ata joshen dhe mirëpriten në grup. Por pasi ndodhen në gjirin e Kalifatit gjërat ndryshojnë:mirëdashja dhe ngrohtësia, dhe lista e gjatë e premtimeve, nuk gjenden askund.

Përkundrazi, në vend të tyre gjallon armiqësia dhe dhuna. Atyre nuk u zihet besë, dhe konsiderohen të pamotivuar, duke kontribuar pak për luftën ushtarake dhe ideologjike të Shtetit Islamik. Për këtë arsye, trajtohen në mënyrë të tmerrshme, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së betejës. Përvoja e tyre nuk është një utopi në një botë hobsiane; përkundrazi, ata ekzistojnë në një shoqëri të hobsiane brenda një bote më të gjerë, që më së shumti do të preferonte që të bashkëpunonte dhe të jetonte në paqe me popullin e Irakut dhe Sirisë. Natyrisht, ka përjashtime nga rregulli. Këto përjashtime përfshijnë luftëtarët nga jugu dhe juglindja e Azisë, që e kanë provuar veten e tyre në betejë, por edhe xhihadistët të cilët qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit në vitet ‘80. Por shumica e këtyre

luftëtarëve me përvojë dhe të rrezikshëm, i mbetën besnik Al-Kaedës falë lidhjeve të tyre

të vjetra personale.

Në fakt, për këta njerëz, Ebu Bekr El-Bagdadi, udhëheqësi i ISIS-it, është një “fëmijë i lindur vetëm dje pasdite”. Pra, ajo që ne shohim, është një dinamikë brenda grupit/jashtë grupit, që është tashmë në vetvete në luftë me një grup të jashtëm (Perëndimin, myslimanët shiitë, grupet dhe vendet që janë përkrah shiitëve dhe Perëndimit, autokratët e Lindjes së Mesme dhe kështu me radhë).

Dinamika brenda/jashtë grupit brenda ISIS-it, pasqyrojnë ato në të cilat grupi e sheh veten duke marrë pjesë në skenën botërore. Argumentet tona na ndihmojnë për të kuptuar pse grupet terroriste janë veçanërisht të etura për të treguar mirëbesimin e tyre xhihadist. Për shembull është paksa e çuditshme që celulat terroriste në Indonezi dhe Malajzi, janë vazhdimisht duke komplotuar për të shkaktuar akte dhunë. Kjo jo pse ata janë ideologjikisht ekstremistë apo vrasës, edhe pse këto gjëra kanë rëndësi. Por edhe për shkak se ata duan që selia qëndrore e ISIS – që cila zakonisht ka pak konsideratë për anëtarët e juglindjes së Azisë – t’i marrë ata seriozisht.

Ata duan njohjen dhe prestigjin e të qenit një degë e njohur, duke e ngritur statusin e tyre në kuadër të hierarkisë së ISIS-it, çka mund të çojë në më shumë armë, trajnime dhe më shumë fonde që kanalizohen në degët e tyre. Argumentet e paraqitura në këtë dokument janë gjithashtu me vend për hartimin e real-politikave për çështjet globale.

Në veçanti, ato mund të ndihmojnë qeveritë në synimin e tyre për t’u bërë bashkë dhe përsosur programet efikase të kundërterrorizmit. Për shembull, dijenia se ISIS-i është në një masë të caktuar, duke u përfshirë në një luftë të brendshme ndaj grupeve specifike, çka i lejon qeveritë dhe agjensitë e tyre të ndërtojnë më mirë luftën e tyre propagandistike kundër Shtetit Islamik:u mundëson atyre për të synuar popullsi të veçanta potencialisht në favor të ISIS, me logjikën e shëndoshë dhe dëshmi reale për

fatin e tyre të mundshëm.

 

Shënim: Dr. Brad Nelson është asistent profesor i shkencave politike në Universitetin e Shën Ksaviesë dhe bashkë-themelues e president i Qendrës për Konfliktet Botërore dhe Paqen, një organizatë kërkimore. Dr. Johanes Sulejman është pedagog në Universitas Jenderal Achmad Yani dhe dhe nënkryetar i qendrës.

“National Interest” – Në shqip nga www.bota.al

Next Post

Guardiola tallet me Realin pas humbjes nga Wolfsburgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

OPEC+ mblidhet për herë të parë pas largimit të Emirateve të Bashkuara, bie dakord për rritjen e prodhimit të naftës

May 3, 2026
I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari

May 3, 2026
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

May 3, 2026
“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

May 3, 2026
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare

May 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 4 maj 2026

May 3, 2026
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

May 3, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

May 3, 2026
Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Berisha sulmon kundërshtarët brenda PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

May 3, 2026
Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In