• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

by Ermal Peçi
03/05/2026 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Ajo që shqiptarët presin nuk është thjesht një seancë gjyqësore. Është një moment që ngjan si një përplasje mes historisë politike të tranzicionit dhe drejtësisë. Një figurë që për dekada ka qenë në zemër të politikës shqiptare, sot përballet jo me kundërshtarët politikë, por me një tjetër arenë: atë të ligjit.

Ilir Meta do të japë llogari para drejtësisë për disa nga aferat për të cilat është akuzuar publikisht. Tashmë, shqiptarët do të mësojnë më shumë për një nga njerëzit perceptohet publikisht si një nga figurat më të kontestuara për korrupsion dhe si përfaqësues i një politike klienteliste, pa ideologji të qartë.

Pamja e Ilir Metës dhe e Monika Kryemadhi ishte imazhi i një monedhe me dy anë. Nga njëra anë, Meta që tregon se çfarë ndodh brenda procesit psikologjik të një njeriu të gjithëpushtetshëm, i cili sot gjendet pas hekurave dhe i harruar. Nga ana tjetër, është panorama e një pamje që transformohet kur burgu ndikohet politikisht.

Në anën tjetër të kësaj “monedhe” ishte Monika Kryemadhi, e transformuar — një reflektim i realitetit ku pushteti mediatik të hap dyer dhe të krijon hapësirën për të ndërtuar perceptimin publik. Një detaj domethënës ishte fakti që ajo nuk e ktheu as kokën për të parë në sy ish-bashkëshortin dhe ish-bashkëpunëtorin e saj më të afërt politik.

Në vëmendje ra edhe fakti se Sali Berisha bashkë me deputetët e tij, duket se e braktisën në nisjen e betejës së tij me drejtësinë. Ortaku i dikurshëm politik e ndoqi nga ekrani pamjen e një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, me të cilin ka ndarë shumë nga sekretet e jetës politike.

Pavarësisht pamjes së drobitur dhe të lodhur, Ilir Meta kërkonte të përcillte idenë se mbetet po ai politikan: i fortë psikologjikisht dhe i pandryshuar në qëndrimet e tij kundër SPAK, me të njëjtat akuza dhe të njëjtën gjuhë.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve, duket se ka edhe dorë diabolike, e cila në sfond lexohet një përpjekje e vazhdueshme për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi korrupsioni politik, tek viktimizimi njerzor dhe për të portretizuar SPAK si një makineri të ftohtë dhe ndëshkuese. Një përpjekje për të deformuar arsyen pse po gjykohet jo vetëm Meta, por çdo politikan që përballet me drejtësinë. Në këtë proces nuk është në provë vetëm një individ. Është në provë besimi i qytetarëve tek drejtësia.

A do të jetë kjo një faqe e re për shtetin ligjor, apo një tjetër kapitull i gjatë i mosbesimit?

Në fund, më shumë se emrat, mbetet pesha e vendimeve dhe mënyra si ato riformësojnë besimin publik tek drejtësia për të ardhmen. Mapo.al

Next Post
Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Sekuestrohet në Tiranë “Audi SQ8” i vjedhur në Itali, procedohet 44-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In