• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Salianji i përgjigjet Berishës: I vetmi politikan në PD i lidhur me krimin

by E S
03/05/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka sulmuar edhe sot nga Dibra Ervin Salianjin, duke e cilësuar tradhëtar të PD-së.

Gjatë “Foltores” së Dibrës , Berisha sërish tregoi “rrugëtimin e vetëpërjashtimit” siç e quan ai të Salianjit nga PD, duke kujtuar historitë që nga fillimi i burgosjes së tij, si i dënuar politik, e te “drekat e darkat me njerëzit që sulmoja më shumë”, thotë Berisha.

“I shkova dhe në burg, pa diskutim. Jepja porosi edhe miqve të tjerë që të shkojnë dhe ta takojnë. Unë kam një ligj të hekurt që nuk e shkel kurrë. Kurrë nuk nisem nga mosbesimi dhe nga paragjykimi. Unë nisem nga besimi.

I them do të të kooptojmë në Kryesi. Më thotë nuk duhet të behën zgjedhje në parti sepse në kohë diktaturë nuk bën opozita zgjedhje. Jo i them do bëjmë zgjedhje. Vinte rregullisht në zgjedhje, nuk shtronte asgjë të veçantë.

Ndërkohë informacione të verifikuara… ky në burg drekonte më Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Ky ishte opozitë ata ishin byrazerë të qeverisë. Kjo 100% e vërtetë nga persona që janë marrë me organizimin e drekave të tyre. Pastaj gjatë verës, ky shkonte në Qerret te Ergys Agasi, njeriu që unë sulmoja më shumë.

Siç e dimë, ne mbajtëm një heshtje totale deri sa doli raporti i OSBE/ODIHR, sepse Rama po bënte gjithçka për ta ndryshuar. Doli raporti, menjëherë mblodha Kryesinë dhe thashë tani në sulm. Ishte dhe ai dhe tha po. Thirra dhe e pyeta se çfarë aksione duhej të ndërmerrnim, nuk më tha.

Iku dhe kur del thërret më të votuarit, i shkojnë… shumë mirë. Kur shkuan aty e panë që nuk shkohej më. Nis takimet, i thashë ‘këta nuk janë të partisë’. I thashë që ata janë njerëz që punuan kundër në fushatë. Më pas i thashë e ke përjashtuar veten nga PD, beteja jonë me PS është jetë a vdekje. Erdhi në një mision në të cilin dështoi”, tha Berisha për Salianjin.

Reagimi i Salianjit

Pas akuzave të radhës nga Berisha, ka reaguar Salianji, duke u shprehur se Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike dhe këto akuza bëhen jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri, por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!
Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.
Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.
Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.
Ky është fakt. Jo propagandë.
Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!
Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.
Një lider i braktisur nga demokratët.
Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.
Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!
I njëjti model, i njëjti mentalitet
Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:
e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.
Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:
* i njëjti ekip
* të njëjtat vese
* e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh
* e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën
Ka vetëm një ndryshim:
Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.
Prandaj nuk bën garë.
Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.
Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!
Sot nis publikimin e fakteve.
Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:
Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.
E vërteta e hidhur;
Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore,
ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Kjo është drama reale e Partisë Demokratike:
jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara
Koha e alibive ka mbaruar.
Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar,
ose mbetet peng i saj.

Next Post
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com