• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

by Java News
13/07/2026 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Diana Gëllçi

Përveç argëtimit, spektaklet prodhojnë edhe simbolika të fuqishme. Është interesante të theksohet se efektet simbolike jo rrallë dominojnë edhe ato politike, ekonomike dhe madje policore. Simbolika mbetet një nga format më të fuqishme të pushtetit.

Kur Kanye West mbërriti në Tiranë, ai solli me vete diçka që nuk blihet lehtë: kapitalin e tij simbolik. Ky kapital ishte ndërtuar gjatë dekadave përmes muzikës, famës, polemikave, ndikimit kulturor dhe aftësisë për të tërhequr vëmendjen globale. Publiku nuk shkoi në koncert vetëm për të dëgjuar këngët e tij; ato mund t’i dëgjonte kudo. Njerëzit shkuan në koncert për të qenë të pranishëm në një spektakël që mbante vulën e një figure botërore.

Në minutat e fundit, qeveria e Edi Ramës vendosi ta financojë koncertin me rreth katër milionë euro. Por, për çfarë pagoi qeveria? A pagoi për të mos dështuar koncerti, siç u tha? Për të ruajtur nderin e Shqipërisë, siç e theksoi Rama? Për biletat e pashitura?

Apo bleu “biletën” e saj për t’u bërë pjesë e simbolikës së spektaklit?

Në pamje të parë, përgjigjja duket e thjeshtë: çdo qeveri mund të financojë një koncert. Por një analizë më e thellë sugjeron diçka tjetër. Një qeveri nuk financon vetëm skenën, ndriçimin apo organizimin. Ajo investon edhe në simbolikat që spektakli prodhon.

Në këtë kuptim, financimi në minutën e fundit mund të lexohet si një përpjekje për t’u bërë pjesë e simbolikës së ngjarjes. Sigurisht, jo për të zotëruar artistin, por për ta lidhur spektaklin e tij me figurën e pushtetit. Koncerti mbetet i Kanye West-it, por një pjesë e kapitalit simbolik që ai gjeneron mund të fillojë të reflektohet edhe mbi sponsorin politik.

Po aq simbolik ishte edhe libri që Kanye West mori si dhuratë nga Kryeministri: The Albanian Files. Nuk ka rëndësi nëse libri lexohet si një vepër arkitekture, si një dokument politik apo si një objekt polemikash publike. Në këtë rast, rëndësi ka vetë akti i dhurimit.

Në antropologji, dhuratat nuk janë kurrë krejtësisht neutrale. Ato krijojnë marrëdhënie, komunikojnë vlera dhe prodhojnë kuptime. Përzgjedhja e një libri të caktuar për t’ia dhuruar një artisti me ndikim global është, në vetvete, një akt komunikimi simbolik.

Nëse financimi i koncertit mund të lexohet si një përpjekje për të hyrë në simbolikën e spektaklit, atëherë edhe kjo dhuratë mund të interpretohet si pjesë e së njëjtës strategji: një përpjekje për ta lidhur artistin, qoftë edhe për një çast, me narrativën që pushteti dëshiron të projektojë për veten. Nuk është më vetëm një libër. Ai bëhet pjesë e ritualit politik të spektaklit.

Në këtë këndvështrim, rëndësi nuk ka nëse Kanye West do ta lexojë ndonjëherë librin. Rëndësi ka fakti që libri u bë pjesë e skenës. Dhe, sapo një objekt hyn në skenën e spektaklit, ai pushon së qeni vetëm objekt; ai bëhet simbol.

Sociologu Pierre Bourdieu do ta quante këtë një përpjekje për përvetësimin e kapitalit simbolik. Ndërsa Guy Debord do ta shihte si një shembull tipik të mënyrës se si spektakli prodhon dhe organizon kuptime shoqërore. Të dy na kujtojnë se politika nuk zhvillohet vetëm përmes ligjeve, institucioneve apo zgjedhjeve. Ajo zhvillohet edhe përmes imazheve, emocioneve dhe simbolikës.

Prandaj pyetja e tejkalon debatin nëse koncerti ishte i suksesshëm apo nëse shteti kishte të drejtë ta financonte.

Pyetja është:

A u mundua qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama të përvetësonin simbolikën e spektaklit të Kanye West?

Kur një qeveri investon miliona euro në një ngjarje të ndërtuar mbi prestigjin e një artisti global, a synon ajo vetëm përfitimin ekonomik, apo kërkon të bëhet pjesë e prestigjit që ai artist prodhon? Dhe pse i duhet ky prestigj një qeverie apo një kryeministri pikërisht në ditën e dyzetë e tre të një proteste unike si ajo e Flamingove në Shqipëri?

Në politikën bashkëkohore, pushteti përpiqet vazhdimisht të kontrollojë ngjarjet, por një nga mënyrat më të sofistikuara për ta bërë këtë është përmes kontrollit të narrativës dhe simboleve. Në këtë këndvështrim, sponsorizimi i spektaklit të Kanye West mund të interpretohet si një përpjekje për ta lidhur atë simbolikisht me figurën e Kryeministrit shqiptar. Një event privat i këngëtarit në Shqipëri u paraqit në diskursin publik nga qeveria edhe si një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare, e realizuar me mbështetjen e qeverisë dhe nën kujdesin personal të Edi Ramës. Një lexim i mundshëm i kësaj strategjie është se ajo synonte të ndërtonte një narrativë ku vetë spektakli të funksiononte si kundërpeshë simbolike ndaj protestës.

Dhe ndoshta kjo ishte ajo që u ble me katër milionë euro: mundësia për të hyrë në rrëfimin simbolik që ai spektakël prodhoi.

Nëse kapitali simbolik mund të blihet përmes sponsorizimit të një spektakli, ku mbaron patriotizmi, ku mbaron kultura dhe ku fillon propaganda?

Next Post
Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

August 27, 2026
Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

August 27, 2026
I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

August 27, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

August 27, 2026
“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com