• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

by A. Q
27/08/2026 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vijuar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shmangie të përgjegjësive institucionale dhe bllokim të proceseve politike.

Ata i bënë thirrje Kurtit të paraqitet në Kuvend për konstituimin e tij dhe krijimin e institucioneve, duke theksuar se Kosova nuk mund të humbasë më kohë mes krizës politike.

Artan Behrami, deputet i PDK:

“Albin Kurti u fsheh në Rambuje kur ne nënshkruam marrëveshjen e Rambujesë, Albin Kurti u fsheh në Vjenë kur ne negocionim pavarësinë tonë, Albin Kurti u fsheh në ditën kur flamuri jonë u prezentua në Kuvendin e Republikës, Albin Kurti u fsheh në ditën e shpalljes së pavarësisë, u fsheh në ditën kur Kosova e intonoi himnin e tij, u fsheh në ditën e ushtrisë. Pra i shkoi jeta duke u fshehur nga përgjegjësia që ka edhe me Kushtetutë edhe me ligj.”

Demokrat Mujota, PDK:

“Sot nuk flas si militant partiak. Sot flas më shumë si një qytetar i hidhëruar duke e parë Republikën tonë që e ka bërë një paçavurë politike. Republika është mbi të gjitha. Është djersë e gjak. Unë vetë jam familjar i dy dëshmorëve. Kam anëtarë të familjes të zhdukur sot… Albin, nuk kemi gjak për me shkelë, as nuk kemi Republikë për me humbë. Duhet me ditë ti edhe komplet skuadra jote.”

Albana Bytyqi, deputete e Aleancës:

“Ne e dimë që është brenda, ne e pamë që mbrëmë tha ‘i kemi votat për konstituimin e Kuvendit’, i bëjmë thirrje edhe njëherë të vijë, ta bëjë konstituimin dhe mandej të vazhdojë për zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi kohë. Kosova ka humbur shumë kohë, që dy vite jemi pa institucione, kështu që është momenti i duhur të vijë në Kuvend dhe të krijojë institucionet.”

Next Post
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com