• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

by A. Q
27/08/2026 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit kanë përfunduar edhe këqyrjen dhe ekspertimin mjeko-ligjor e forenzik për krimin e rëndë në familjen shqiptare në Rodopi të Kretës, Greqi, ditën e djeshme.

Esma Meço, 44 vjeçe u godit me thikë në qafë për vdekje nga bashkëshorti i saj Bujar Meço, me precedentë të mëparshëm. Krimi ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit që ishte pothuajse në proces ndarjeje dhe kishte konflikte. Gruaja ishte kthyer në banesë për ditëlindjen e 16-të të së bijës, që u kthye në mort.

Ekspertët zbuluan se vetëm një goditje në qafë i ka shkaktuar vdekjen shqiptares. Djali 19-vjeçar i viktimës u përpoq t’i jepte ndihmën e parë duke e çuar me urgjencë në spital, por për fat të keq 44-vjeçarja nuk mbijetoi.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, nuk u gjetën lëndime të tjera në trup, ndërsa vdekja vlerësohet të ketë ndodhur shumë shpejt, brenda afërsisht 3 deri në 5 minutave nga goditja.

Sipas informacioneve, thika e përdorur ishte afërsisht 20 centimetra e gjatë. Goditja i kishte dëmtuar edhe mushkëritë, pasi tehu i thikës u ngul nga sipër poshtë, në formë vertikale, informon “Protothema”.

Autori i krimit më pas tentoi vetëvrasjen duke pirë benzinë. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën gjendje arresti spitalore për krim të rëndë në familje.

 

Next Post
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com