• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si manipulohet politikisht Eurovisioni

by A R
09/05/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka që një diplomat duhet të dijë, për ekstravagancën e “fuqisë së butë” të Europës

Ne jetojmë në epokën e fuqisë së butë. Mbjellja e një peme me një lopatë të artë, organizimi i një turneu, ku 22 burra godasin një top rreth e rrotull, veshja e një kapele me pupla në një pritje mbretërore – këto ngjarje janë të dekonstruktuara, analizuara dhe të mbushura me domethënie.

Evropa feston këtë javë më spektakolaren nga të gjitha aktivitetet e fuqisë së butë: Festivali i Këngës në Eurovizion. Finalja do të zhvillohet në 12 maj në Lisbonë, pas dy gjysmëfinaleve, më 8 dhe 10 maj. Pas performancave të mbushura me ngarkesë politike të vitit të kaluar në Ukrainë, fokusi pritet të jetë më shumë tek muzikë.

Por ka ende shumë material për debatet e Brukselit – që nga këngët, të cilat prekin tema të mëdha si kriza e refugjatëve, lëvizjen #MeToo dhe terrorizmin, deri tek një debat mbi një “veshje elektronike” estoniane dhe tërheqjen spektakolare të gjuhës angleze.

Shumica e edicioneve janë më pak politikë se sa ai i vjetshmi, kur Rusia u tërhoq sepse këngëtarja e tyre, Julia Samoylova kishte vizituar më herët Krimenë e pushtuar. Ajo do të konkurojë këtë vit. Ukraina organizonte festivalin, pasi kishte fituar me këngën “1944”, një këngë që fliste për dëbimin me forcë të Tatarëve nga Stalini, drejt Azisë djerrë.

Këtë herë, gara është zhvendosur në Lisbonë, falë këngës së Salvador Sobral “Amar Pelos Dios”, një vals melankolik jazz, për kalimin e një zemërthyerjeje, që do të thotë se lavjerrësi po rikthehet drejt një gare e përqëndruar e gjitha në muzikën.

“Këngët portugeze kanë qenë më politiket në historinë e Eurovizionit, që nga disa këngë të cilat kritikonin diktaturën e viteve 60 dhe 70, deri tek kënga që ishte sinjal për Revolucionin e Karafilëve”, shpjegon Dean Vuletiç i Universitetit të Vienës, autor i “Evropa e pasluftës dhe Festivali i Eurovizionit”. “Por gjithmonë kanë qenë dominuese çështjet e brendshme portugeze – më duket ironike që edicioni portugez i Eurovizionit, të jetë kaq jopolitik”.

Gjithësesi, nuk është se gara ekziston në vakuum: shumë këngë kanë temë politike. Kënga e Izraelit, “Toy”, e kënduar nga Netta Barzilai, është aktualisht një prej favoriteve. Ajo përfshin fjalë si: “Grua e mrekullive, mos e harro kurrë / Ti je hyjnore, dhe ai do të pendohet” dhe “Unë nuk jam kukulla jote / ti djalë budalla”, me zërin që ngrihet në maksimum, në diçka që ngjan shumë me një kakarisje pule.

“Eshtë një këngë që shpreh forcën e gruas, dhe jam shumë krenare që e këndoj, sepse e di që shumë gra ndiejnë trysninë për të qenë, ajo që u kërkon shoqërua”, tha Barzilai për Tagesspiel.

Sipas blogut të Eurovision, autori i tekstit të këngës Doron Medalie ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit, për një radio izraelite, se kënga ka një lidhje të fortë me lëvizjen #MeToo. Më konkrete është zgjedhja e transmetuesit portugez për të patur prezantuese të gjitha femra këtë vit.

Kënga e Francës, “Mercy” nga dueti elektro, Madame Monsieur, merret me krizën e refugjatëve. Ajo rrëfen historinë e Mercy, një bebe e lindur në mars 2017 në bordin e Aquarius, një anije humanitare e shoqatës SOS Méditerranée. Në video shfaqen njerëz me xhaketa shpëtimi në ujë dhe batanije emergjencash. Malta merret me diçka të ngjashme dhe shumë shtete të tjera kanë mesazhe për të përcjellë.

“Kënga italiane flet për terrorizmin, por këto tema mund t’i shohësh edhe në këngën daneze, atë islandeze, zvicerane, që kanë të gjitha qëndrim antiluftë”, thotë Vuletiç. “Kënga daneze flet edhe për zgjidhjen paqësore të konflikteve, ajo është frymëzuar nga një legjendë vikinge, ajo e Magnus Erlendsson”. Nuk mund të mësosh për Mbretin e shekullit të 12 të Orkneyt, duke parë “X Factor”.

Pakëz debat ka edhe në Irlandë. Dhe nuk është – si mund të ketë qenë 30 vjet më parë – për çiftin homoseksual që kërcen në video. Ka të bëjë me përdorimin e një fabrike shkrimi këngësh për të krijuar “Together”, që këndohet nga Ryan O’Shaughnessy. Ishulli i Smeraldtë ka një rekord fitoresh të Eurosong, por këtë vit shanset i kanë 200 me 1.

Janë 43 shtete që konkurrojnë, duke kapur kështu rekordet e 2008 dhe 2011. Nga këta, në finale kalojnë 26. Ata që merren me parashikimet shohin si favoritë Izraelin, Bullgarinë dhe Republikën Çeke.

Edhe Belgjika ka shanse: në një stil tipik belg, vendi ndërron përvit mes transmetuesve në gjuhën frënge dhe flaminge, duke dërguar nga një çdo vit. Këtë vit, VRT, televizioni në gjuhën flaminge dërgon Sennek me “A matter of time”.

Ka edhe të tjerë argumenta, që ndoshta do të donit t’i ngrinit, nëse rastësisht do të ndodheni në një festë të mbushur me diplomatë: PIkërisht teksa Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u ngre qimet përpjetë zyrtarëve në Bruksel me politikat e tij, Hungaria shkon kundër rymës këtë vit, duke dërguar të vetmen këngë Metal. AWS, që e përshkruajnë veten si “grup modern metali me sjelljen e duhur”, do të këndojnë “Viszlát nyár,”, frymëzuar nga vdekja e babait të këngëtarit, me fjalë që përshkruajnë luftën dhe mendimet e një burri që po vdes.

Edhe një tjetër gjë me interes: Teksa vazhdon debati për rolin e anglishtes si gjuhë në institucione evropiane pas daljes së Britanisë, këtë vit ka shumë këngë që këndohen jo në lingua franca-n globale, (mes tyre dhe ajo e Shqipërisë). Fituesja e vitit që kaloi u këndua në gjuhën portugeze, duke treguar se mund të bëhet. Këtë vit janë 13 këngë jo në anglisht, krahasuar me vetëm 4 vitin që kaloi. A mund të jetë shenjë e një kontinenti të dominuar nga gjuha frënge, siç dëshiron ta shohë ndokush? (politico.eu – Bota.al)

Next Post
Rekomandimi/ Bushati: Meritë e institucioneve, të bashkohemi për integrimin!

"BE nuk është një klub ku hyn kush paguan", Bushati: Jemi në një prag historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com