• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e kam njohur Fatos Nanon: Mes abuzimeve, festave, alkolit, qokave dhe bixhozit

by Mustafa Nano
30/06/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Ky shkrim është publikuar në revistën Mapo, e cila gjendet në treg. Plot 150 faqe me materiale interesante ofrohen në këtë numër stinor

Kur unë fillova të shkruaj në gazetën “Shekulli”, në fillim të vitit 1998, Fatos Nano ishte kryeministër. Nuk ishim takuar asnjëherë. E nuk besoja se do ta takoja ndonjëherë gjatë kohës që ai do të ishte kryeministër. Isha kritik ndaj tij. Mirëpo, në një rast u ndodhëm përballë njëri-tjetrit në aeroportin e Vjenës.

Unë kthehesha nga diku, ndërsa ai, i shoqëruar nga një grup i madh, shkonte për diku. Ai i printe grupit. Tre-katër vetë, që duhej të ishin pjesa më e afërt e entourage-it, e ndiqnin nga pas, në një distancë prej dy metrash.

Të tjerët, mes të cilëve kishte edhe gra, ishin edhe më pas. Ishte ai që më pikasi i pari. Unë u ftillova veç kur dëgjova zërin e tij: “Je në lartësinë e mbiemrit që mban!” Me të dëgjuar dikë që foli shqip, unë ngrita kryet, dhe për befasinë time, pashë kryeministrin e vendit, që u drejtua nga unë me dorën e zgjatur. Të tjerët pas tij ndaluan të gjithë. Fundi i grupit po ngjeshej në krye.

Disa u bënë kureshtarë për të dëgjuar bisedën. Në fakt, më shumë kureshtarë ishin për të dëgjuar batutat e shefit të tyre, i cili ishte i famshëm për biseda hidh e prit. I shtrënguam dorën njëri tjetrit. Ai vijoi: “Ne thellë-thellë duhet të jemi tanët; duhet të jemi me origjinë nga Hormova”.

Pastaj shtoi: “Nuk ta them këtë për të të korruptuar”. Dhe zuri të qeshte, siç bënte gjithnjë pas batutave të veta. Pas tij qeshnin të tjerët. Në fakt, edhe unë e kisha dëgjuar një version të tillë, që shpjegonte origjinën e Nanove të Skraparit. Dhe nuk është pa gjasa të jetë kështu. Pasi mbiemri Nano në Skrapar është disi i huaj.

Edhe në forma të tjera të përafërta, si Nanaj, apo Nanollari, do të ishte i huaj për atë areal. Megjithatë, delli im hormovitar mbetet thjesht një hipotezë, hamendje. Nuk mund të provohet.

Ndenjëm 2-3 minuta më këmbë. Në fund, atij dikush i tha: “shef, na duhet të nxitojmë, pasi na ikën avioni”. Dhe kështu u ndamë. E pashë teksa largohej, i futur mes të vetëve, të cilët ishin gjithsesi me shtat më të lartë se ai.

Kur kam parë vite më pas Kim Jong-un-in, që në rrethana publike ecte para të vetëve me atë shtatin e tij të vogël, i ndjekur prej një farë distance prej atyre që e quanin veten më të afërt, më është kujtuar ajo situatë me Fatos Nanon në aeroportin e Vienës. Veçse zyrtarët që shoqëronin F. Nanon nuk mbanin bllok shënimesh në dorë. E mbi të gjitha, esencialisht, Fatos Nano nuk ka asnjë lidhje me politikanë si Kim Jong-un-i.

Fatos Nano më la një shije të mirë, sidoqoftë. Më pëlqeu natyra e tij ekspansive. Ishte si një garip Tirone. Kam përshtypjen se në historinë politike shqiptare ai është një gjë e rrallë: ishte “sundimtari” i parë i vendit që nuk të fuste frikën.

Të gjithë të tjerët para tij kanë qenë në një mënyrë a në një tjetër të frikshëm. Ndërsa Nanos dukej se nuk i shkonte mendja ta përdorte pushtetin për të frikësuar, shtypur a vrarë. Për Nanon, pushteti ishte një lodër, së cilës ai i gëzohej si një fëmijë.

Nuk duhet të na dalë nga mendja që ai u bë kryeministër në vitin 1997, kur shteti ishte krejt i shkërmoqur, dhe kur të gjitha institucionet u bënë nga e para. Berisha para tij i rrëmbeu të gjitha. Këtij i ranë në dorë të gjitha. Afërmendsh, mund të abuzonte si të donte me pushtetin e pakufishëm që kishte.

Por abuzimet e tij mbetën në limitet e festave, alkolit, qokave e bixhozit. Ka nevojë të shpjegohet ky qejf i tij për të harbuar, por këtë mund ta bëjë ndonjë që e ka njohur mirë, nga afër. Ishte aq i dhënë pas argëtimit, sa nuk dinte t’i vinte frena vetes. Në një rast, teksa ishte në New York, – kështu tregojnë – ai la takimin, për të cilin kishte shkuar, dhe ia mbathi në një kazino.

Agjentët amerikanë që ishin ngarkuar për sigurinë e personaliteteve që merrnin pjesë në atë veprimtari politike në kuadër të OKB-së, nuk mund ta ndalonin dot. Dhe kështu e ndoqën nga pas. E gjatë kohës që Nano luante në kazino (për orë të tëra), policët amerikanë bënin roje në dyert e kazinos. Ata duhet të kenë raportuar diku për huqet e këtij bandilli që kishte ardhur nga Ballkani i rrëmujshëm dhe ekzotik, dhe thuhet se me këtë ngjarje ka zënë fill një mendim i keq i amerikanëve për të.

Derisa në vitin 2005, i sugjeruan apo e urdhëruan, pa shumë bujë, të hapte rrugën e rikthimit në pushtet për Sali Berishën. Amerikanët preferuan një bandit në vend të një bandilli. Është në stilin e tyre – hajde e merre vesh pse – që të mos u zënë besë bandillëve. Ndërsa me banditët dinë ta gjejnë gjuhën.

Pasi humbi zgjedhjet, Fatos Nano u largua nga politika. Tentoi më shumë se njëherë të rikthehej si një figurë mbi palët, dhe për këtë lakmonte postin e Presidentit të Republikës, por mundimi i shkoi dëm.

Dhe kështu, Fatos Nano është përfundimisht jashtë politikës. Ai u largua për të mos u kthyer më. Dhe do të mbahet mend për këtë gjë.

Do të mbahet mend gjatë. Pasi në historinë politike të shqiptarëve, ai është i vetmi që është larguar në këtë mënyrë, për fare. Dhe meritat e tij nuk mbarojnë këtu. Ai kishte edhe një gjë tjetër që nuk ishte hiç shqiptare. Dinte të delegonte pushtet.

Donte të delegonte pushtet. Çdo mosmarrëveshje e rivalitet brenda partisë ai e zgjidhte shumë lehtë. Rivalëve, apo në përgjithësi bashkëpunëtorëve xanxarë, ua mbyllte gojën duke u dhuruar – për të folur me gjuhën e sotme – një pjesë të tepsisë së madhe, apo duke i ftuar të vinin edhe ata duart në timon.

Madje, nuk e kishte hiç për gjë të ftonte pranë vetes edhe njerëz me personalitet e ambicie të fortë, që mund ta rrezikonin në të ardhmen, siç bëri me Edi Ramën.

Mund të mendohet se e gjitha kjo vinte prej një filozofie të tijës, por me shumë gjasë punët kanë qenë ndryshe. Ai nuk kishte ndonjë filozofi.

Ai ishte një njeri pa bindje të forta, pa ambicie të fortë. Ai nuk dinte të bënte llogarira. Ai përtonte të bënte llogarira. Ai nuk kishte një bazë të tijën. Nuk ka pasur kurrë nanoistë në Shqipëri.

Të jepte përshtypjen se nanoistët e bezdisnin. Dhe nuk i duheshin. Për çfarë mund t’i duheshin?

Për të hedhur shtylla tensioni në erë? Për t’ua vërsulur kundërshtarëve të tij? Për t’i nxjerrë në protesta? Apo për punë të tjera të liga? Për asgjë nga këto ai nuk kishte nevojë.

Përsëris: Fatos Nano ka qenë një politikan atipik shqiptar. Shqipëria nuk ka pasur e nuk ka për të pasur një politikan si ai. Sa mirë? Apo sa keq? Hëm, këtë nuk e di.(mapo)

Next Post
BE bën të fortin: Britania të na ofrojë plan real për Brexit-in

BE bën të fortin: Britania të na ofrojë plan real për Brexit-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In