• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si duhet të kujdeseni për veshët në plazh

by
25/07/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kush është ai apo ajo që nuk e ka provuar ndjesinë e ujit në njërin apo në të dy veshët pas bërjes së një dushi apo larjes në det ose pishinë? Situata mund të jetë pak e bezdisshme, nuk është gjithsesi e rëndë. Shpjegimet e një otorinolaringologu specialist nga Parisi, do ju qartësojnë më së miri nëse keni një problem të tillë

“Uji në vesh është absolutisht diçka e zakonshme”, shpjegon profesor Georges Lamas. “Nëse do të anoni njërën anë të kokës apo veshin të cilin e ndieni ‘të mbushur’ me ujë dhe ta mbështetni atë mbi një facoletë ose pecetë, uji mund të dalë jashtë vetvetiu, edhe pse ky veprim mund të kërkojë pak kohë”. Kjo situatë verifikohet kur brenda veshit formohet një lloj “tape” (dyllë), e cila pengon daljen e ujit.

“Për këtë duhet t’i drejtoheni një specialisti, sepse, në përgjithësi, ndjesia e veshit të bllokuar vazhdon derisa eliminohet tapa, e cila e pengon ujin të dalë”, thotë otorinolaringologu. Edhe pse është një rast beninj (jo i rrezikshëm), gjithsesi bëhet fjalë për një problem të përhapur: profesor Lamas thotë se bëhet fjalë për një “arsye të vërtetë shqyrtimi nga një specialist”.

Uji në vesh, rastet patologjike

Në disa raste, uji që grumbullohet në vesh lidhet me një problem specifik:

Ekzema ose inflamacioni i kanalit të dëgjimit të jashtëm

Edhe në rast të një inflamacioni të kanalit të dëgjimit të jashtëm, i shkaktuar për shembull nga një ekzemë, uji ka vështirësi për të dalë. “Duke e intervistuar pacientin mund të kuptohet nëse ai vuan nga kruajtja e kanalit të veshit. Në këtë rast rekomandohen disa pika kortizon për të lehtësuar kruajtjen, ndërsa pacientit i këshillohet të vendosë pambuk ose tapa të posaçme në veshë, sa herë ka kontakt me ujin”, shpjegon profesor Lamas.

Exostosis ose “veshi i sërfistit”

“Rasti tjetër patologjik, i cili mund ta pengojë ujin të dalë nga veshët janë exostosis“, vazhdon më tej specialisti. Ato në fakt janë filiza shumë të vegjël kockash, të cilat shfaqen në kanalin e veshëve duke zvogëluar hapësirën e tij. “Kjo patologji është e njohur si ‘veshi i sërfistit’, sepse shkaktohet nga përsëritja e hedhjeve në ujë të ftohtë”. Ndaj këshillohet përdorimi i tapave të posaçme për veshët, të papërshkrueshme nga uji. Nëse problemi vazhdon dhe bëhet kronik, mund të jetë e rastit t’i nënshtroheni një operacioni kirurgjik për të zgjeruar kanalin e veshit.

Si pastrohen veshët?

Profesor Lamas, ndër të tjera, ndalet edhe mbi disa këshilla të vlefshme mbi këtë argument. “Veshët kanë një veti vetëpastruese, përderisa dylli del vetë me kalimin e kohës. Kështu që nuk është aspak mirë që kanalin e veshit ta pastroni me ndonjë send si këllëfi i stilolapsit apo edhe me një masë pambuku. Po, pikërisht kështu, sepse pambuku është mirë të përdoret vetëm për pastrimin e pjesës së parë të veshit dhe jo për brendinë e tij. Përndryshe ju do t’u shtonit veshëve edhe papastërti të tjera, të cilat do t’i bllokonin edhe më shumë.

Ndaj, për t’i pastruar mirë veshët, mjafton t’i lani me pak ujë të ngrohtë kur bëni dush, sa herë e ndieni të nevojshme, e më pas t’i thani me një peshqir të butë, duke e anuar kokën sa andej-këtej”.

Ndërkohë specialisti shton se “ndodh shumë shpesh që personat të zhvillojnë një sjellje shumë të keqe ndaj veshëve të tyre, gjë e cila tjetërson funksionin e tyre normal. Me pak fjalë, për të shmangur çdo lloj problemi, më mirë të mos e teproni”.

Uji me kripë a sjell probleme për veshët dhe nëse po, çfarë?

Uji me kripë nuk sjell probleme për veshët. Ndërsa për njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të veshit dhe që kanë probleme me lëkurën e kanalit të veshit, atëherë uji me kripë i nxit më tepër këto probleme. Kjo gjë ndodh më tepër në periudhën e verës, kur jeni në plazh.

Si duhet të kujdeseni për veshët në plazh?

Në plazh, në qoftë se keni probleme me veshët, është e këshillueshme të përdorni disa tapa plastike ose gome të butë dhe në formë rrathësh, të cilët gjenden shumë lehtë. Këto lloj tapash duhet t’i vendosni edhe kur të bëni dush në shtëpi, për ata që kanë probleme të vazhdueshme me veshët.

Next Post

Fotolajm/ Nuk është ashtu siç duket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com