• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si duhet lexuar ikja e Arben Ahmetajt nga Shqipëria e drejtësia?!

by Denis Dyrnjaja
16/07/2023 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Gurgullojnë studiot televizive e faqet e portaleve me lajmet për akuzat dhe procedurat ligjore që SPAK-u po vijon ndaj ish zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe lajmet për ikjen dhe vendndodhjen hipotetike të tij. Përtej tufëzave dhe arrëzave të moralistëve si në kohën e xhaxhit Enver, kush është ai person që shkon me këmbët e tij në qeli, se ashtu ka vendosur nëna parti. Dhe cila nënë parti?! Ajo që ha bijtë, që udhëheqësi i saj të prijë se pak rëndësi ka çfarë ndodh me njerëzit rreth e poshtë tij. Po duhet te jesh ose idiot ose i kapur keq në pashpresësi, që të presës me krenari se për ty do ketë dhe po bëhet drejtësi. Arben Ahmetaj e di mirë se ja kishin bërë gati tranxhën e kokëprerjes politike e ligjore e për këtë po përdoret në mënyrë direkte ose indirekte policia hetimore. Ja ta marrim të suposuzar që Arben Ahmetaj paska qenë brenda skemës për të zhvatur para nga inceneratorët. A duhet provuar ligjërisht kjo apo jo? Me prova, jo me hamendje e paragjykime e paraburgime, me fakte e lidhje veprimesh shkak/pasojë, jo me paragjykim a paranojë. Se ndryshe nuk po kuptojmë, nëse po jetojmë në demokraci, a diktaturën e gjyqeve proletare, ku e rëndësishme nuk ishte prova, por show publik për etjen popullore. Një show ku udhëheqësi ndërsente si shoqin kundër njëri tjetrit e ku partia si dikur në diktaturë, hante kokat e bijve të saj, jo për ideal e ndershmëri, por se kështu dëshironte madhëria e tij. Këtë fundjavë udhëheqësi theu heshtjen e foli për çështjen Ahmetaj. Tha se është vetëm ai dhe populli e se shumë nga bashkëpunëtorët që ai i sheh në fakt si shërbëtorë politikë, mund të kenë të njëjtin fat të zi, nëse kanë zullumuar me pushtetin e besuar prej tij. Nëse ke mbërritur deri këtu me siguri po mendon se kjo është mënyra për të mbrojtur Arben Ahmetajn. Gabohesh ose gabon. Sepse në këtë rast thjesht kjo është logjika për të mbrojtur parimin bazë të demokracisë, që pa prova nuk ka fajësi e mos të lejojmë veten të na fyejnë inteligjencën e na trajtojnë si barbonë kolektivë. Gjejani provat sipas ligjit e çojeni Arben Ahmetajn në gjykatë e të jetë ajo që të çmojë nëse qëndrojnë provat e fajësisë së paramenduar për këtë njeri e mos shfryjmë histerinë kolektive me paraburgosjen për çdo njeri. Dhe unë dua të shoh të drejtën të dominojë në Shqipëri, po deshët të shkojë edhe Beni në qeli, por jo duke bërë kokë turku atë që bën “lanet” udhëheqësi, merhumët e yes-menët e tij. Nesër do jetë ndoshta radha juaj të dënoheni pa prova për të lartësuar ndershmërinë e tij. Prandaj Arben Ahmetaj vendosi të përballet me drejtësinë në distancë e të shohë si do sillet ajo nga njëra anë e nga ana tjetër shokët e idealit në parti. Vetëm të jesh budalla të bësh burg për nderin e humbur të një partie që bën zullume kolektive, por kostot i ndan në mënyrë selektive. Jam i bindur që po të ishte hapur një proces masiv i drejtë hetimor e gjyqësor, për të gjithë zinxhirin vendimmarrës për çështjen e inceneratorëve edhe Arben Ahmetaj do të kishte qëndruar këtu bashkë me të tjerët, për të provuar pafajësinë ose përballur me përgjegjësinë e tij. Por kështu si ja bënë shokët e partisë Beni vetëm të ishte budalla të bënte burg për ta. Të “vritesh” me rikoshet nuk është një zgjedhje e zgjuar. Në të gjitha librat dhe postulatet drejtësia ka simbol një peshore dhe jo një pushkë qorre.

Next Post
Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Tani edhe më të sigurtë

Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Tani edhe më të sigurtë

Comments 2

  1. Ylli says:
    3 years ago

    Po mire por per vilat e tij ske ndonje nendim se me cfare parash i ka vene, ku i ka gjetur leket. Mendon se me djersen e ballin i ka bere ? Por edhe nqf ne qofte se sipas teje eshte sakrifikuar per udheheqesin a nuk do te thote kjo qe te mos rrine si pula para tij por kene kurako te thone qe kjo pune nuk behet dhe te japin doreheqjen. E si thua ?

    Reply
  2. ppa says:
    3 years ago

    Analize e ceket qe i bashkohet perrenjve te analizave tip K.Lala & A. Hoxha, apo komentuesve anonime; aresyetimin e mbeshtet te inceneratoret, qe eshte vertete e veshtire te akuzohet d.p.drejte A.Ahmetaj; por analisti “mendjeprehte” harron qe Beni i tij akuzohet qe gjera te tjera qe jane lehtesisht te vertetueshme- korrupsion, pastrim te parave, fshehje te ardhurash. Ketu me rri i nderuar analist?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In