• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

by Deutsche Welle
15/04/2020 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përgatitet për daljen e matur nga izolimi. Në mbrëmjen e të martës, (14.04.2020) kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri me dije në rrjetet sociale, se hapja nga izolimi mund të fillojë pas 10 ditësh. Ajo do të jetë “me pikatore dhe e njëjtë me atë të Austrisë, që e ka pak më të avancuar në kohë” theksoi ai. “Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme”, citoi kryeministri Rama kancelarin austriak Sebastian Kurz. Ai theksoi gjithashtu që “nëse shifrat e rasteve të reja të të prekurve përkeqësohen sërish, do të ketë një mekanizëm që do të rikthejë masat shtrënguese”.

Lehtësimi i këtyre masave, që po i paraprin rifillimit gradual të aktivitetit ekonomik në sektorin privat, nisi në fillim të kësaj jave. Autoritetet e rritën nga 8 në 12 orë e gjysmë hapësirën kohore të qëndrimit hapur të supermarketeve, bankave dhe farmacive gjatë ditëve të javës por ruajtën shterrethimin prej 40 orësh në fundjavë. Qytetarëve iu rrit nga 60 në 90 minuta leja ditore, e marrë online nga Policia e Shtetit për të blerë ushqime, ilaꞔe dhe kryer shërbime të tjera thelbësore. Ky lehtësim “me pikatore” është shoqëruar me forcimin e kontrollit dhe penaliteteve për shkelësit. Policia do të gjurmojë dhe identifikojë me dronë në të gjithë vendin, shkelësit e rregullave, për të cilët autoritetet po parashikojnë ashpërsimin e dënimeve duke përfshirë edhe burgimin.

Rifillimi i punës në sektorin privat, 50 % të ngrirë

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha në mbrëmjen e të martës në një kanal televiziv kombëtar se “Pothuajse 50% e aktivitetit ekonomik në sektorin privat është i ngrirë”. Që nga mesi i muajit të kaluar, disa ditë pas shfaqjes së dy rasteve të para të infektuara me COVID-19, për të frenuar përhapjen e tij në Shqipëri u mbyllën pothuajse të gjitha bizneset. Për të shmangur falimentimin e bizneseve të vogla, mbështetur sistemin shëndetësor dhe shtresat në nevojë qeveria vuri në dispozicion më 20 mars, 370 milionë dollarë. Mbështetja arriti në 410 milion dollarë, kurse të martën (14.04) qeveria vuri në dispozicion “Paketën e zgjeruar” të mbështetjes për bizneset e mëdha prej 40 milionë dollarësh.

Prej saj përfitojnë një pagë prej 351 dollarë, (40 mijë lekë) 176 mijë punëtorë në këto biznese, të prekur nga karantina në shtëpi dhe masat shtrënguese. Paga do të merret në cash brenda këtij muaji. Nga dy fazat e mbështetjes kanë përfituar 246 mijë punëtorë në sektorin privat, për të mundësuar kështu rikthimin në vendet e tyre të punës, në një kohë ende të pacaktuar.

Ekspertët: Si dhe nga duhet filluar zbllokimi ekonomik? 

Prof. Adrian Civici, ekspert ekonomie, thotë për DW se zhbllokimi linear, gradual i bizneseve nuk është efikas. “Strategjia më e mirë është nxjerrja e bizneseve nga bllokimi, me grupe aktivitetesh ekonomike dhe shërbimesh të lidhura dhe ndërvarura me njëra-tjetrën, që zinxhiri i prodhimit dhe shërbimeve të punojë normalisht. Zhbllokimi linear dhe gradual pa marrë sa duhet në konsideratë lidhjet e ndërsjellta që shumë biznese kanë me njëra-tjetrin, do ta ulte ndjeshëm eficencën e hapjes graduale të aktivitetit ekonomik”. Prof. Civici thotë për DW se zhbllokimi duhet të fillojë me sektorët më të ndjeshëm të industrisë si “ai i industrinë fasone, agroushqimore, sektorin e ndërtimit, e shërbimeve, atë minerar dhe të naftës”

Kritika ndaj paketave mbështetëse vijnë edhe nga Dr. Selami Xhepa, ekspert i njohur në Shqipëri në fushën e ekonomisë. Ai thotë për DW se dy paketat mbështetëse janë të pamjaftueshme për zhbllokimin e aktivitetit ekonomik. “Ato zbusin problemet sociale për grupe të rendësishme të shoqërisë, por shuma është e pamjaftueshme per të krijuar një stimul të fortë për rritjen ekonomike. Efekti më i fortë arrihet kur ndërhyrjet janë të forta që në fillim. Paga prej 351 dollaresh jepet vetëm një herë, në Prill. Nëse pandemia vazhdon të mbajë më gjatë njerëzit të mbyllur në shtëpi gjendja sociale e popullise do të rëndohet dhe do të kërkojë ndërhyrje financiare të mëtejshme”, thekson ai për DW.

“Hapja e industrive duhet të fillojë sa më parë. Kjo do të kërkojë plotësimin e disa standarteve shtesë, që autoritetet duhet t’i hartojnë dhe konsultojnë me vetë industritë. Pothuajse me siguri Shqipëria po futet tanimë në recesion ekonomik. Investimet e  shtuara, programe shpenzimesh publike intensive janë të vetmet mundësi për një reagim të shpejtë afat shkurtër. Programi i lehtësive për sipërmarrjen private duhet të jetë i fuqishëm, me kredi pa interesa për dy vjet, që sipërmarrja private të ristartojë aktivitetin dhe të ecë drejt normalizimit” thekson Prof. Selami Xhepa. (dw)

Next Post
Shifra tronditëse nga SHBA, vetëm në Nju Jork 752 viktima në 24 orët e fundit

Shifra tronditëse nga SHBA, vetëm në Nju Jork 752 viktima në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

Mjegulla e “heronjve” të dhjetorit që nuk u shpërnda asnjëherë!

December 8, 2025
“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

“Do ta shporrim diktaturën e dytë”- Mbështetësit e Berishës “frymëzohen” nga Dita e Rinisë

December 8, 2025
Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

Ylli Baka dhe Myrto Uzuni bëhen viralë në dasmë: Do haj dru dhe Polonia

December 8, 2025
VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

VIDEO-Ervin Salianji i bashkohet protestës së Berishës pas “Foltores” në Durrës. I pranishëm edhe Alimehmeti

December 8, 2025
LIVE-“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

LIVE-“Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh në protestë para Kryeministrisë një grusht militantësh. Ja kush mban fjalën sot

December 8, 2025
Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

December 8, 2025
Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

December 8, 2025
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

December 8, 2025
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In