• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shuplaka” që mori Putini nga një aleat potencial në mes të Forumit të…!

by Java News
18/06/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë panelit të diskutimit në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin mori një shuplakë të papritur publike para elitës ekonomike në Sallën e Madhe dhe moderatores, kryeredaktores së rrjetit televiziv shtetëror RT, Margarita Simonjan, raportojnë disa media.

Pasi Putin në një moment, duke iu referuar sërish “precedentit të Kosovës”, pavarësinë e së cilës Federata Ruse nuk e njeh, u përpoq të justifikonte njohjen nga Rusia të dy republikave të vetëshpallura në Donbasin ukrainas, një nga aleatët e tij, Tokayev i Kasakistanit, kundërshtoi njohjen e Donetskut dhe Luhanskut, Republikat Popullore (DNR dhe LNR).

Ndërsa Putini këmbënguli se Rusia po përpiqej të mbronte qytetarët rusishtfolës në Donbas dhe se ai kishte dërguar trupa ruse atje me ftesë të liderëve të DNR dhe LNR, presidentët e të cilëve u ulën në rreshtin e parë në Shën Petersburg, Tokayev shprehu pikëpamje krejtësisht të kundërta.

Udhëheqësi kazak iu referua përmendjes nga Putini të Kartës së OKB-së dhe dispozitave të saj mbi të drejtën për vetëvendosje. Ai i vuri këto dispozita në kundërshtim me dispozitat e së njëjtës kartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të OKB-së. Në reportazhin e tij nga Shën Petersburgu, korrespondenti i Kommersantit rus, Andrei Koljeshnikov, përshkroi tronditjen e shkaktuar nga fjalimi i Tokayev-it.

“Unë do të jem i sinqertë, ne kemi mendime të ndryshme për këtë çështje,” filloi Tokayev, duke vënë në dukje se e drejta ndërkombëtare moderne bazohet në Kartën e OKB-së, duke iu drejtuar Putinit, i cili iu referua vendimit të diskutueshëm me Kosovën si precedent. Fjala është për rastin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Dy parimet bazë që përmban Karta sot kanë rënë në konflikt me njëra-tjetrën. Unë e kam fjalën për parimin e integritetit territorial të shtetit dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Themeluesit e OKB-së padyshim që nuk e morën parasysh këtë. Këto parime u futën në Kartë si një zgjidhje kompromisi që është një kontradiktë sot”, tha udhëheqësi kazak.

“Sigurisht, duke qenë se ato janë në kontradiktë, ka kuptime të ndryshme për këto parime. Disa do të thonë se integriteti territorial është një kategori e shenjtë, ndërsa të tjerët do të argumentojnë se çdo komb që jeton në një shtet ka të drejtën e shtetit të tij dhe ka një përllogaritje që nëse kjo e drejtë për vetëvendosje të njerëzve do të ushtrohej në të gjitha rastet në mbarë botën, në vend të 193 vendeve që janë aktualisht anëtare, OKB-ja do të kishte më shumë se 500 apo 600 shtete anëtare. Pra një kaos”. shpjegoi Tokayev.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk e njohim Tajvanin, Kosovën, Osetinë e Jugut apo Abkhazinë. Dhe ne do ta zbatojmë këtë parim në territore të tilla si kuazi-shtete, si LNR dhe DNR. Kjo është përgjigja ime e sinqertë për pyetjen tuaj të sinqertë”, theksoi Tokayev duke iu drejtuar moderatores, e cila dukshëm e habitur e falënderoi për sinqeritetin dhe shtoi se pak njerëz sot janë të ndershëm në rrethana të tilla.

Në raportin e tij, Bloomberg shpjegon se deklarata e Tokayev-it është një rast shumë i rrallë mosmarrëveshjeje me mikpritësin në forumin në Shën Petersburg. Aq më tepër që vetëm një muaj e gjysmë përpara pushtimit të Ukrainës, ushtria ruse ishte në Kazakistan për të mbrojtur Tokayev-in nga protestat e dhunshme që shpërthyen për çmimet e mëdha të gazit.

Next Post
Agresioni rus/ Spiropali: Ukraina po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës

Agresioni rus/ Spiropali: Ukraina po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In