• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agresioni rus/ Spiropali: Ukraina po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës

by Java News
18/06/2022 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e konsideron agresionin rus në Ukrainë, si një synim të Presidentit Vladimir Putin për të vijuar pushtimet në mënyrë që të gjunjëzojë Europën.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Spiropali tha se Ukraina nuk po lufton vetëm për veten e saj, por për të gjithë Europën si dhe për të gjitha vendet që duan t’i bashkohen familjes europiane.

Spiropali: Ata humbin me qindra njerëz në ditë, të thuash shqetësuese është shumë pak. Ata jetojnë nën një agresion dhe po humbin shumë njerëz vital në këtë luftë. është tragjike. Nuk e kanë humbur vendosmërinë. Patjetër se mund të perceptosh në shprehitë e tyre pasi janë me muaj të tërë nën këtë agresion të pakuptimtë dhe mizor. Nuk e kanë humbur vendosmërinë.

Takuam Zelensky-n, kryeministrin e Ukrainës, kryetarin e Bashkisë së Kievit. Të gjithë këta njerëz që janë të spikatur, nuk e kanë lëshuar frontin për asnjë çast. Të njëjtën gjë, në sondazhet e tyre iu del për popullatën. Pavarësisht se janë në këtë sulm, janë të vendosur ta vazhdojnë dhe të fitojnë. Kanë nevojë për shpejtësi, shpejtësi për dorëzimin e armatimeve.

Disa vende janë hezitante në krahasim me disa të tjera. Por kjo luftë nuk bëhet vetëm me armë. Rusia po e përdor ushqimin si armë. Po pengon ukrainasit që të eksportojnë në portet e tyre grurë, kjo është një çështje shumë e madhe. Ata mund të eksportojnë grurë me tren në Poloni, por bëhet fjalë për mijëra tonë grurë që po pengohet të eksportohen në mënyrë që Rusia të përdorë ushqimin si një armë për të kërcënuar vendet e tjera.

Eshtë e qartë se synimi i Putinit, nuk është të gjunjëzojë vetëm Ukrainën, por të gjunjëzojë Europën. Ukrainasit nuk po luftojnë për jetën e tyre, por për vlerat europiane. Ukraina është kufiri lindor i Europës. Ata njerëz i kanë dhënë të gjitha provat që janë europianë dhe që po luftojnë për të drejtën tonë për të pasur vlera demokratike, për të qenë në familjen europiane.

Nuk kemi vetëm një agresor ushtarak, por një shoqëri të mbyllur, totalitare që është tërësisht nën varësinë e mediave shtetërore. Njerëzit në Rusi, nuk marrin informacion në mënyrë të lirë për atë që po ndodh. Kemi të bëjmë me një shoqëri të dhunshme, janë të marrë peng edhe në Rusi. Në Ukrainë, situata është tragjike. Situata ka kaluar kufirin e gjenocidit dhe krimeve të luftës. Ukraina ka paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, raste për të njohur gjenocidin./m.j

Next Post
Rusia rrezikon konfliktin e drejtpërdrejtë me SHBA-të në Siri: Po goditen garnizonet me ushtarakë amerikanë

Rusia rrezikon konfliktin e drejtpërdrejtë me SHBA-të në Siri: Po goditen garnizonet me ushtarakë amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com