• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuplaka e famshme në ceremoninë e çmimeve Oscar/ Vëllai i Chris Rock: Sfidoj në duel boksi Will Smithin

by Java News
14/04/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i komedianit Chris Rock, Kenny Rock, ka sfiduar aktorin Will Smith në një ndeshje boksi, pas shuplakës së famshme në ceremoninë e çmimeve Oskar muajin e kaluar.

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing  Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë! Unë do lë duart të flasin,” shtoi ai.

Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se ata “kanë kontaktuar me mesazhe”. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smithit në Instagram, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.

Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte yllin e “Men in Black” për shuplakën tronditëse.

Javën e kaluar, vëllai tjetër i aktorit, Tony Rock, tha se do të “godiste” Smith nëse ata takoheshin ndonjëherë ballë për ballë.

“Toni po e merr ‘sumin’ disi personalisht dhe unë nuk e fajësoj atë”, tha Kenny për TMZ.

Ai i bëri thirrje akademisë që të hiqte Oscarin që Smith fitoi menjëherë pasi sulmoi Rock. Akademia nuk e anuloi çmimin, ndërsa  njoftuan të premten e kaluar se do ta ndalonin aktorin të ishte pjesë e Oscar-it për 10 vjet.

Kenny tha se: “Ne duhet të shohim nëse ai do të marrë dënimin 10-vjeçar. Pas tre vitesh, ata mund të mendojnë se ne do ta harrojmë dhe më pas do ta bëjnë prapë pjesë të saj.”

Smith u fut në skenë gjatë ndarjes së çmimeve të Akademisë dhe e goditi Chris në fytyrë pas shakasë me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. Megjithëse ai i kërkoi publikisht falje Rock-ut në një deklaratë, Smith  thuhet se nuk ka kontaktuar personalisht me komedianin  për t’i kërkuar falje për sulmin./m.j

Next Post
Emri/ Ristrukturimi i PD, mbyllen zgjedhjet për kryetarin e degës së Roskovecit, ja kush shpallet fitues

Emri/ Ristrukturimi i PD, mbyllen zgjedhjet për kryetarin e degës së Roskovecit, ja kush shpallet fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In