• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shumica regresive në Maqedoninë e Veriut dështoi, por rrezikoi gjithë rajonin”

by A R
12/11/2021 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë nuk e miratoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë së vendit me iniciativë të opozitës dhe Lëvizjes Besa, e cila e braktisi shumicën parlamentare dhe që nxiti shumë reagime në vend e në rajon.

Shumica e pretenduar opozitare u cilësua si anti NATO, anti SHBA, anti Amerikë, por edhe kundër njohjes së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit për arsye të programit të partisë ekstremiste “Levica” (E majta), dy deputetët e së cilës ishin vendimtarë për të arritur numrin 61 nga gjithsej 120 deputet sa ka Kuvendi në Shkup.

Pjesë e ‘skuadrës së pushkatimit’ të perspektivës europiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin VMRO-DPMNE, BESA, LEVICA, ALEANCA dhe ALTERNATIVA.

Deputetët e këtyre partive mbrëmë tentuan që të vënë në rrezik rënien e qeverisë dhe nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme duke rrezikuar kështu edhe hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian në dhjetor të këtij viti.

Përmbysja e shumicës progresive, e pastaj reformimi i qeverisë ishte po aq i rrezikshëm sa edhe shkuarja në zgjedhje sepse po humbej shansi i dhjetorit për çelje të bisedimeve me Bashkimin Europian.

Kryeministri i Holandës z. Mark Rutte, presidenti i Francës z. Emmanuel Macron, kancelarja gjermane znj. Angela Merkel dhanë sinjale të qarta se Maqedonisë së Veriut i duhet stabilitet, qeveri e përkushtuar drejt perëndimit, pushtet i interesuar që të forcojë marrëdhëniet me NATO-në dhe para së gjithash të mbaj kursin drejt perëndimit, përkatësisht të vazhdoj përpjekjet për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe vazhdimin e reformave në vend, gjëra këto elementare për të hapur bisedimet me BE-në këtë 15 dhjetor.

Shumica e re “regresive” e cila dështoi mbrëmë në mungesë të numrave të deputetëve në Kuvend e paralajmëruar me pompozitet nga VMRO-DPMNE dhe Levica e përkrahur “symbyllur” edhe nga Aleanca, Alternativa dhe Besa, në rast të suksesit do të dëmtonte edhe rrugën europiane të Republikës së Shqipërisë sepse Tirana është në një pako të nisjes së negociatave me Bashkimin Europian bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se shumica e paralajmëruar nga Hristijan Mickoski i VMRO-së dhe Dimitar Apasievi i Levicës dhe e përkrahur nga Ziadin Sela i Aleancës, Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilall Kasami i Besës në rast të votimit mbrëmë në Kuvend rrezikonte edhe rihapte konteste me Greqinë fqinje nëpërmjet të cenimit të Marrëveshjes së Prespës të arritur me shumë mund dhe sakrifica nga ana e qeverisë Zaev-Ahmeti dhe mos respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Partitë kryesore të “shumicës regresive”, VMRO-DPMNE dhe Levica në opinionin vendas por edhe për atë ndërkombëtar janë të njohura mirë për qëndrimet e tyre kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimit të tensioneve midis shqiptarëve dhe maqedonasve e me këtë prishjes së stabilitetit të vendit dhe largimit të tij nga synimi kryesor hapja sa më parë e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe njëkohësisht zbatimin e të gjitha reformave tashmë të nisura në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim të etnisë.

Një nga pikat shtyllë të programit të Levicës është edhe ç’njohja e Republikës së Kosovës dhe anulimi i amnistisë për UÇK-në.

/A. Rada

Next Post
Plagosen dy police të Frontex në afërsi të rrugën Korçë-Pogradec

Plagosen dy police të Frontex në afërsi të rrugën Korçë-Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Integrimi, Balla: Opozita hedh vetëm baltë, Shqipëria e pandalshme drejt BE-së

April 23, 2026
Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

April 23, 2026
“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

April 23, 2026
Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

April 23, 2026
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

April 23, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

April 23, 2026
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

April 23, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Shefave të PD tani iu mbush mendja”, Dash Shehi flet për marrëveshjen mbi ligjin zgjedhor

April 23, 2026
Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In