• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shumë afër/ Caktohet sërish një datë, ja kur do të vijë ‘fundi i botës’

by
19/07/2022 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë herë në 20 vitet e fundit është thënë se “bota do të marrë fund së shpejti”. Madje, pati shumë prej tyre që parashikuan jo fundin, por edhe se si do të ndodhte ai.

Fillimisht, shumë thanë se fundi i botës do të vinte në vitin e ri 2000 kur do të ndryshonim mijëvjeçarin, pra 1 janar 2000.

Konkretisht, “profecitë” pretendonin se kompjuterët nuk do ta kuptonin vitin “00” dhe do ta interpretonin atë si 1900 në vend të 2000. Kjo do të bënte që i gjithë sistemi kompjuterik të shkatërrohej dhe bashkë me të edhe njerëzimi, raporton abcnews.al.

Sigurisht, ne sot jemi në vitin 2022 dhe asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Më pas, parashikimet ogurzeza ishin për vitin 2012, por bota vazhdon të ekzistojë.

Vlen të theksohet se disa njerëz pretenduan se parashikimi i vitit 2012 ishte i gabuar dhe se fundi i vërtetë i botës do të vinte në vitin 2021. Për hir të së vërtetës në vitët 2020-2021 ndoshta disa njerëz e besuan se erdhi fundi për shkak të Pandemisë.

Tashmë, një “parashikim” bazuar në një studim të disa dekadave më parë na sjell në mendje një datë tjetër, shumë afër.

Bëhet fjalë për ditën e premte, 13 nëntor 2026, pra pas katër vitesh.

Studimi i vitit 1960 dhe rritja e popullsisë

Ky parashikim u bë nga një shkencëtar, Heinz von Foerster, nga Vjena, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke punuar në Universitetin e Illinois.

Në vitin 1960, ky fizikant, filozof dhe studiues kishte argumentuar në një studim se bota do të merrte fund për shkak të mbipopullimit në vitin 2026, duke përdorur një formulë matematikore për të llogaritur datën, sipas LADbible.

Në studim, Foerster thotë gjithashtu për nëntorin e vitit 2026: “në atë datë popullsia njerëzore do të kalojë limitin dhe do të futet në një rrugë pa kthim drejt shkatërrimit”.

Parashikimi i popullsisë së OKB-së në vitet e ardhshme

Megjithatë, vlen të theksohet se nuk ka arsye për shqetësim pasi popullsia mund të rritet, por nuk do të arrijë në nivele alarmante. OKB-ja parashikon se: “Popullsia e botës pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe të rritet më tej në 9.7 miliardë në 2050 dhe 11.2 miliardë deri në 2100.”

/e.d

Next Post
Çelja e negociatave/ Yuri Kim: Hap historik, SHBA do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë për reformën në drejtësi

Çelja e negociatave/ Yuri Kim: Hap historik, SHBA do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

October 27, 2026
“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In