• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shullazi”, Prokuroria: Arrest me burg, kërcënoi me jetë biznesmenin Arjan Zika

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë “arrest me burg” në gjykatë për Emiliano Shullazin, Gilamdo Danin e Blerim Shullazin. Kjo masë sqaruan burime për Report Tv i përket hetimeve për kërcënimin me jetë ndaj biznesmenit Arjan Zika që vetë ai ka denoncuar në polici. Ndërsa për kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni dhe përfitimin e pronësisë në ish hotel Vollgën në Durrës akuza thotë se ndodhen në fazë verifikimi.

24 orë pas ndalimit të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit burime nga grupi hetimorë thanë për Report tv se për këta tre shtetas do të kërkohet në gjykatë masa e sigurisë arrest me burg për kërcënimin me jetë të Arjan Zikos. Përsa i përket rastit të kërcënimit të kandidatit për Rektor Mynyr Koni dhe përfitimit të pronësisë në ish hotel Vollga në Durrës nga Shullazi, denoncuar dhe prej ish Kryeministrit Berisha burimet sqaruan se ende nuk ka asnjë provë për të ngritur një akuzë ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë.

Masa e sigurisë pritet të zhvillohet ditën e martë në gjykatën e tiranës aty ku është vendosur përgjimi i tyre pas kërkesës së prokurorisë në Janar të 2016-ës. Në 4 muaj përgjigje prokuroria ka arritur të mbledh disa prova ku të dyshuar kryesorë ka të arrestuarit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani për kërcënimin e Arjan Zikës.

Por si u ndalua Shullazi?
Ndalimi i tij është kërkuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për rastin Zika. Sipas prokurorisë rezulton se Zika ka deponuar në polici pas vendosjes së tritolit në garazhin e tij se ai s’kishte konflikt me asnjë person por shtetasi Emiliano Shullazi e kish takuar disa herë pasi sipas Zikës, Shullazi i kërkonte të bëhej pronar në truallin që Zika kishte blerë për ndërtimin e tre pallateve.

Pas këtij deponimi dhe tritolit të vendosur më 13 Mars 2016 në garazhin e Zikës mësohet se ky i fundit sëbashku me familjen janë larguar jashtë vendit. Deri mbrëmjen e të shtunës ky hetim ishte i panjohur si për policinë e shtetit si për mediat, pasi prokuroria vendosi të bëj publik vetëm kur Shullazi u shoqëruar për deklarime për kërcënimin e denoncuar nga Berisha ndaj kandidatit për Rektor Mynyr Koni.

Koni ka dëshmuar të dielën në mesditë se është kërcënuar ditën e enjte për të hequr dorë nga kandidimi për postin e Rektorit, por pas dhënë emrin e personit që e ka kërcënuar.
I pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore nëse është kërcënuar nga Shullazi, mësohet se Koni ka thënë që Shullazin nuk e njeh dhe nuk ka mundur të fiksojë personit atë moment pasi kanë qenë një grup personash që e kanë ndalur në rrugë me tre automjete.

Emiliano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit ju komunikua urdhër ndalimi në ambientet e policisë së Tiranës aty ku ata qëndrojnë prej mbrëmjes së të shtunës. Dhe pse prokuroria apo policia nuk jep të dhëna për hetimet që po kryen ndaj tyre që pas arrestimit të së shtunës, jo zyrtarisht ata deklarojnë se kanë dyshime që ky shtetas mund të jetë përfshirë në disa kërcënime biznesmenësh në Tiranë e Durrës, pasi këto informacione i ka përcjell Shërbimi Informativ Shtetëror.

Next Post

Shpend Ahmeti: Në VV ekziston frika nga ndryshimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com