• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpend Ahmeti: Në VV ekziston frika nga ndryshimi

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit, i pari i Prishtinës ka thënë se partia e themeluar nga Albin Kurti duhet ta heq njëherë e përgjithmonë frikën nga ndryshimi, frikë që ekziston sipas njeriut që bashkë me ish-partinë FER pati aderuar në këtë lëvizje.

“Në lëvizje ekziston frika nga ndryshimi. Frika se mos po rrëshqasim e po bëhemi si këta. Por duhet heq dorë nga kjo frikë sepse VV është çelësi. Sepse VV është subjekti i vetëm opozitar që po rritet vazhdimisht dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për të krijuar alternativën që i mund PDK-në dhe LDK-në bashkë”, ka thënë Ahmeti.

Njeriu që i ka sjell Lëvizjes Vetëvendosje rezultatin më të madh në histori të subjektit duke e fituar Prishtinën ka folur gjerë e gjatë për fërkimet mes AAK-së e Nismës në njërën anë dhe VV-së në anën tjetër.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që nuk është folur qysh në fillim për listën e përbashkët opozitare dhe të mos dal kjo çështje problematike pas gjashtë muajsh bashkëpunimi. Sipas Ahmetit, sekretari i VV-së Dardan Molliqaj po gabon kur po flet për kandidaturat për kryeministër.

“VV-së duhet t`i takojë kandidati, por këtë duhet të vendosin organet e lëvizjes. Nuk e vendos as unë e as Dardani”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se duke e udhëhequr kryeqytetin e ka kuptuar nga afër se në çfarë shteti të kapur jetojmë dhe ka përsëritur se në fund të mandatit do të dal faqebardhë para qytetarëve. Ai nuk ka shprehur ambicie edhe për një mandat në krye të Prishtinës.

 

Next Post

Na ishte njëherë Amerika sot në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In