• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shuarja dhe kthimi i idesë së ndryshimit të kufirit

by A R
09/05/2019 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka vdekur në Samitin e Berlinit, i cili më 29 prill tuboi liderët e Ballkanit Perëndimor nën mikpritjen e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez Emanuel Macron, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, kjo ide vazhdon të mbetet ende si opsion, sidomos në diskursin publik.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se kjo po ndodh edhe për faktin që ende nuk ka një qëndrim të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se e kundërshton idenë e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje të mundshme për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 “Vetë fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura edhe për këtë ide, që të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe nëse palët merren vesh, është në rregull për ta, na tregon se ideja nuk ka vdekur. Për më shumë as në Samitin e Berlinit ne nuk patëm një deklaratë eksplicite ose kundërshtime eksplicite për këtë ide”.

“Kjo do të thotë se kurdo që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, absolutisht ekziston mundësia që kjo ide të hidhet në tavolinë. Është çështje tjetër nëse do të arrihet ose jo marrëveshja për të, mirëpo ideja ende ekziston”, thotë Mushkolaj.

Çështja e idesë së ndryshimit të kufirit, ka qenë temë, e cila është përfolur gjatë kësaj jave nga krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, por nga pikëpamje të kundërta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që thotë se përmes lëvizjes së kufijve ose korrigjimit të kufijve, mund të arrihet paqja, ai e di që me këtë vetëm arrihet lufta dhe tragjeditë. Të enjten, ai ka theksuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është hequr prej adresës, e cila ka mundur ta befasojë Kosovën me një marrëveshje të keqe.

“Është shumë e rëndësishme që tani, kushdo që ka besuar që duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, do të thotë, e kanë parë që ai projekt është përmbyllur. Pra, heqja e dialogut nga zonja Mogherini dhe marrja e këtij dialogu prej zonjës Mogherini nga kancelarja Merkel, e cila ka pasur qëndrim të qartë dhe që ka qëndrim të vazhdueshëm kundër lëvizjes me territore dhe me kufi, tani mendoj se mund të jemi më të qetë. Duhet të jemi vigjilent, për shkak se kuzhinat vazhdojnë të gatuajnë. Mirëpo, shihet qartë që nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Deklaratat e Haradinajt vijnë një ditë pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilat ai përmend ndryshimin e kufirit.

Presidenti Thaçi, të mërkurën në Tiranë, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, ka deklaruar se me të kanë diskutuar për mundësinë e ndryshimit të kufirit.

“Kemi diskutuar, nuk është ndonjë fshehtësi, me angazhimin tim, që të angazhohemi të gjithë për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës. Po, unë jam për ndryshimin e kufijve, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës -pra, për ndryshim të kufirit të Serbisë – në territorin aktual të Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, lidhur me deklaratat e presidentit Thaçi, ka reaguar ministri i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, për siç ka thënë ai, mosreagim ndaj qëllimeve politike që po ndjekin Thaçi dhe Rama.

“Ky në të vërtetë është promovim i ‘Shqipërisë së Madhe’, ndaj të cilit askush nuk po reagon”, ka thënë Daçiç.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se ideja e tij për, siç e quan ai “caktimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka dështuar, për shkak se nuk ka arritur të jetë “ mjaft bindës dhe të shpjegojë situatën reale”, qoftë brenda Serbisë, qoftë në karshi faktorëve ndërkombëtarë.

Por, analisti Mushkolaj, i sheh deklaratat e liderëve institucionalë të Kosovës, si deklarata për konsum të brendshëm, ndërkohë që deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit, si taktizim përmes të cilit mbahet në qarkullim brenda diskursit publik ideja e ndryshimit të kufirit.

“Prapë e shoh në kontekstin e njëfarë loje politike që Vuçiqi e luan, e që në anën tjetër në Kosovë po e luan presidenti Thaçi, duke e thënë në njëfarë forme të kundërtën, por gjithnjë për ta mbajtur të gjallë idenë. Derisa të flitet për këtë ide, qoftë duke thënë se është ide e mirë, qoftë duke thënë se ajo ka vdekur, të jemi të bindur që ideja ekziston dhe mund të jetë në tavolinën e bisedimeve”, vlerëson Mushkolaj.

Sidoqoftë, tash për tash, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur për shkak se Serbia e sheh si pengesë për këtë proces vendosjen e taksës prej 100 për qind nga ana e Kosovës, për produktet e Serbisë. Megjithatë, një nivel tjetër i dialogut ndërmjet liderëve institucionalë të të dy vendeve, pritet të zhvillohet më 1 korrik në Paris, nën lehtësimin e presidentit francez, Macron, dhe kancelares gjermane, Merkel.

/REL

Next Post
Cakaj në Sllovaki: Mbështetje e fuqishme për hapjen e negociatave me BE-në

Cakaj në Sllovaki: Mbështetje e fuqishme për hapjen e negociatave me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

February 12, 2026
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In