• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në Sllovaki: Mbështetje e fuqishme për hapjen e negociatave me BE-në

by A R
09/05/2019 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sllovakia mbështet fuqimisht çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.”

Kështu ka deklaruar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pas një vizitë zyrtare të zhvilluar në Bratislavë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare në nivel Ministri e realizuar në Sllovaki prej mëse dy dekadash.

Takimi i zhvilluar pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, sikurse u konstatua se ka ende mundësi të pa eksploruara për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik përmes  miratimit të kuadrit ligjor dhe organizimit të takimit të parë të komisionit të përbashkët ekonomik me qëllim evidentimin e fushave me interes të përbashkët, si infrastruktura, energjia, hekurudhat, bujqësia dhe menaxhimi i ujërave.

Të dy ministrat ranë dakord gjithashtu se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë edhe në nivel rajonal duke u përqëndruar veçanërisht tek shfrytëzimi i kapaciteteve të bashkëpunimit në kuadër të grupit të Vishegradit, të cilin Sllovakia e drejton,  përmes mekanizmave të fondit ndërkombëtar të Vishegradit dhe fondit të Ballkanit Perëndimor.

Ne kuadër te OSBE-së, të dy ministrat, si pjesë e trojkës së kryesisë së OSBE-së, shkëmbyen mendime mbi Organizatën, ku Ministri në Detyrë Cakaj, e njohu kryetarin aktual të OSBE-së, me përgatitjet nga ana e Shqipërisë për kryesimin e organizatës në 2020 dhe drejtimin e Grupit të Kontaktit të Mesdheut.

Ministri në Detyrë Cakaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të kontribuar në vijimësinë e realizimit të objektivave kryesore të organizatës në vitin 2020, për të cilën mori edhe gatishmërinë e Ministrit Lajčák në ofrimin eksperiencës dhe ekspertizës sllovake si kryesuese aktuale e OSBE-së.

Për sa i përket procesit të integrimit evropian, Ministri Lajčák ushpreh se Sllovakia mbetet avokate e fortë e procesit të zgjerimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor të rëndësishëm për sa i përket adresimit të disa prej sfidave me të cilat përballet sot BE-ja.

Ministri në Detyrë Cakaj, e njohu homologun me progresin e Shqipërisë në procesin e reformave dhe 5 prioriteteve kyçe, dhe pritshmërinë për një vendim pozitiv në muajin qershor. Ministrat ndanë mendimin për impaktin që ka vijueshmëria e procesit të zgjerimit në procesin e reformave dhe forcimin e kredibilitetit të vetë procesit të zgjerimit tek vendet aspirante.

Gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë, Ministri në Detyrë Cakaj u prit gjithashtu edhe nga Nënkryetari i Parlamentit sllovak Bela Bugar, si dhe zhvilloi një takim pune me antarët e dy komiteteve parlamentare për politikën e jashtme dhe çështjeve evropiane të drejtuar nga Katarina Cefalyova. Në takime u nënvizua vullneti i parlamentarëve sllovakë që Komisioni të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë.

/a.rada

Next Post
Basha, miting në Ballsh: Shqipëria është në këmbë, Rama ik

Basha, miting në Ballsh: Shqipëria është në këmbë, Rama ik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre Task-Forcë për hetimin

September 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 22 Shtator 2026

September 21, 2026
Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha drejt Amerikës për herë të dytë? Nga SPAK-u komenton vizitën e Ramës në SHBA

September 21, 2026
Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Bllokime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimin e trafikut

September 21, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

September 21, 2026
Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com