• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtyrja e vendimit, e pakuptimtë”/ Meçe: Masa ndaj Berishës do ekzekutohet. S’ka më protesta se është braktisur nga qytetarët

by Java News
28/12/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arben Meçe, në një intervistë për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj, komentoi shtyrjen e gjyqit ndaj Sali Berishës për të dytën herë radhazi. Në seancën e caktuar të shtunën, në orën 12:00, pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e SPAK për ‘arrest me burg’ për ish kryeministrin.

Meçe theksoi se masa e sigurisë ndaj Berishës do të zbatohet pavarësisht shtyrjes së gjyqit. Më tej, analisti u shpreh se Berisha e ‘lexoi’ përfundimisht braktisjen e qytetarëve dhe anëtarëve demokratë me protestat që organizoi ditët e fundit përpara Parlamentit dhe Gjykatës së Lartë.

“Nuk e di pse e bëjnë një gjë të tillë. Është thjesht një masë sigurie që do apo nuk do, do të ekzekutohet. Masa do të ekzekutohet nëse shtyhet 3, 5 apo 7 ditë, nuk ka vlerë. Ndoshta Berisha mund të kërkojë urdhër të paraqitet para prokurorisë dhe të pyetet. I është kërkuar të pyetet siç janë pyetur të gjithë. Edhe Ilir Meta kërkohet në Prokurorinë e Posaçme dhe të pyetet.

Edhe ka qenë ish president, përsëri pyetet dhe nuk cenohet asnjë e drejtë e tij. Është ligji që e mbron megjithatë pyetja në prokurori nuk është bllokim kushtetues por thjesht një liri që i është vënë në dispozicion prokurorisë. Kështu që nëse do të pretendonin se Berisha do të bënte një protestë të madhe në fillim janari ose fund dhjetori hajt se po e shtyn se do të jetë prezent atje. Kjo procedurë është e pavlerë. Kodi i Procedurës Penale po respektohet në mënyrë rigoroze dhe kur kanë filluar masat e sigurisë të Berishës e deri më sot kemi një zbatim të kodit të procedurës penale, i cili tani po bëhet më i dukshëm mbi këto seanca që po shtyhen pa kuptim.”, tha Meçe.

“Berisha lexoi përfundimisht braktisjen nga ana e qytetarëve. Problemi është se e braktisën edhe ata 44 mijë anëtarë të PD që mbështetën Berishën. Gjithçka që Berisha ka tentuar në opinion është se Foltorja është një armatë e tërë mbi 70 mijë veta, për të cilën 44 mijë kanë votuar për Berishën. Nuk është gjë tjetër veçse një dështim dhe manipulim. Nuk ka më protesta. Berisha i lexoi protestat në kulmin e gjendjes së tij përpara disa ditësh kur iu hoq mandati dhe dje me të drejtën e vulës së PD-së.”, përfundoi analisti./m.j

Next Post
U pyet nga SPAK për ‘Gërdecin’: Të pavërtetat e Shkëlzen Berishës

U pyet nga SPAK për 'Gërdecin': Të pavërtetat e Shkëlzen Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com