Seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit. Për pasojë gjyqtarët kanë vendosur një gjobë prej 20 mijë lekësh për avokatin e Llallës, Sokol Hazizaj.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Llalla ka kërkuar praninë e avokatit për vazhdimin e procesit. Seanca e radhës ndaj tij është përcaktuar që të mbahet më 29 Korrik.
Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm, është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite që të mos ushtrojë asnjë funksion publik nga Shkalla e Parë. Llalla u gjet fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.
Tashmë çështja ka kaluar në Apel dhe nëse lihet në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ish-Prokurori i Përgjithshëm do të prangoset në sallën e gjyqit, pasi vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm.
/b.h