• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtrenjtohet me 25 për qind çmimi i gazit për makinat/ Kosto shtesë edhe për familjarët

by Java News
25/02/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familjarëve.

Burime nga operatorët e tregut pohojnë se çmimi i gazit për automjetet është rritur me 25 për qind ku nga mesatarja prej 40-45 lekësh/litri që tregtohej më parë tashmë mesatarisht tregtohet me 50-57 lekë.

Për kategorinë e familjarëve rritja është me 11 për qind. Nëse më herët një bombol mbushej me 90 lekë litri së fundmi ajo mbushet kundrejt 100 lekëve për litër.

Periudha më e lirë e tregtimit të gazit ishte në kohën e pas karantinës kur në bursa si gazi edhe nafta u ulën në mënyrë drastike e për rrjedhoje çmimi më i leverdishëm u transmetua edhe në tregje. Në atë kohë një litër gaz për bombolat familjare u tregtua me 85 lekë/litri ndërkohë që më vonë çmimet kanë vijuar të rriten gradualisht. E njëjta logjikë aplikohej në çmimet post-karantinë edhe për gazin për automjetet ku kostoja ishte më e lirë.

Pritshmëria e operatorëve të tregut lidhur me çmimin e gazit është që të ketë tendencë rritjeje njëlloj sikurse po ndodh edhe me naftën. Kjo lidhet me pritshmërinë për një rritje të kërkesës në vazhdim teksa kushtet e pandemisë mund të lehtësohen nën efektet e vaksinës dhe hapjes graduale të ekonomive si dhe faktit që shumë prej rafinerive ulën prodhimin më herët.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu sikurse ndodhi me naftën edhe çmimet e gazit po pësojnë rritje në mënyrë të shpejte e lidhur kjo me situatën e përgjithshme të ngricës në Teksas. Edhe në Europë konsumi ka qenë në nivele të qëndrueshme për shkak të dimrit relativisht të vështirë dhe karantinave të detyrueshme në një pjesë të mirë të vendeve. Por kjo është balancuar nga një kërkesë më e ulët e industrisë dhe biznesit që po punon nën kapacitet.

Ekspertët e tregjeve ndërkombëtare presin që të ketë një rritje të kërkesës në pranverë e cila do të konsumojë një pjesë të mirë të stokut të krijuar të gazit dhe paralelisht me këtë tërheqje presin dhe rritje të çmimit.

Koha e pafavorshme edhe në zonën e Gjirit ka bërë që të ketë më pak transport gazi drejt tregjeve duke lënë sasinë më të limituar. Kompanitë e transportit detar u shprehën se kishte rrezik në kushte mjegulle që zgjati thuajse një javë ndaj ngarkesat ishin vonuar.

Bloomberg pret që tregtia e gazit të rritet me 6 për qind këtë vit ndërsa në skenën globale rritja që vazhdoi edhe gjatë vitit 2020 pavarësisht pandemisë u udhëhoq nga Kina. /monitor

g.kosovari

Next Post
“Lëshojnë më pak ajër me frymën e tyre…”/ Fëmijët nën 10 vjeç e transmetojnë COVID 50% më pak se të rriturit

Kalo nxjerr pamjet e shkatërrimit që COVID i bën njeriut, thirrje qeverisë: Asnjë tolerim, qoftë ministër apo deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In