• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

by A R
24/02/2026 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kazinoja në mes të qytetit dhe shtëpia e barit në rrugën nacionale kanë rezultuar fatale për ish-drejtuesit e policisë së Lezhës. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë masa të rënda disiplinore deri në përjashtime nga policia dhe ulje në gradë.

Për shkak se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit, sipas Drejtorisë së Standardeve janë përjashtuar nga policia ish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka dhe ish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoni sepse për të dy është kompetencë kontrolli i territorit për veprat penale si organizimi lojrave të fatit dhe kultivimi i drogës.

Ndërsa, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur ulje në gradë për 5 vite. Mena aktualisht është zv/drejtor për rendin në Policinë e Kukësit. Ndërsa për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjokën, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Të gjitha këto masa nga Drejtoria e Standardeve kanë ardhur pasi kur Ilir Proda shkarkoi nga detyra Altin Menën, në Lezhë u zbulua një kazino dhe një godinë trekatëshe ku kultivohej kanabis. Në arsyetimin e Drejtorisë së Standardeve thuhet se gjatë drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues prej kohësh në mes të qytetit funksiononte një kazino tre kate me mbi 20 makineta dhe një sallë pokeri brenda, gjithashtu u sekuestrua edhe kokainë në momentin e ndërhyrjes. Po ashtu, gjatë drejtimit të tyre sipas Standardeve një shtëpi bari në mes të rrugës nacionale funksiononte që nga muaji gusht 2025. Burime nga Drejtoria e Standardeve bëjnë me dije se presin që edhe AMP të nisë hetim ndaj ish drejtuesve të Policisë së Lezhës.

Kujtojmë që vetëm pak ditë pas shkarkimit të Altin Menës dhe marrjes së detyrës si drejtor i Policisë së Lezhës, të drejtues Islor Islamit, u zbulua dhe u godit grupi që kultivonte kanabis në godinë trekatëshe në mes të rrugës nacionale në Lezhë, ku u sekuestruan mbi 1 mijë bimë kanabis. Po ashtu ditë më parë ishte zbuluar edhe kazinoja në mes të qytetit.

Next Post
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In