• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrenjtohet duhani më 1 janar: Rritet mesatarisht me 5 lekë çdo paketë, “grosistët” shtojnë importet

by Java News
26/12/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari duhani do të kushtojë më shumë. Bazuar në kalendarin 5-vjeçar për akcizat dhe paketën fiskale 2023, çmimi për 1 mijë fije cigare do të rritet në 7 mijë lekë nga 6 mijë e 750 lekë që aktualisht është. Kjo do të thotë se me nisjen e Vitit të Ri, shqiptarët do të paguajnë mesatarisht 5 lekë më tepër për çdo paketë.

“Risi është që për herë të parë, këtë vit, hyjnë në akcizë edhe produktet alternative të duhanit. Cigaret elektronike dhe ato me djegie”, u shpreh Shperka.

Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin, duke mbrojtur shëndetin. Po a do të bëjnë çmimet më të shtrenjta që shqiptarët të tymosin më pak?

“Nuk ka asnjë ndikim. Të dhënat në vite kanë treguar se me gjithë shtrenjtimin e duhanit, konsumi nuk është ulur. Përkundrazi.”

Në buxhetin për vitin e ardhshëm qeveria planifikon të grumbullojë 59 miliardë lekë apo gati 520 milionë euro nga akcizat, ku peshën më të madhe pritet ta mbajë ajo mbi duhanin. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.

“Dhe kjo është imperative sepse do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit me 80 deri në 100 milionë euro çdo vit”, shtoi Shperka.

Shtrenjtimi i duhanit në janar ka bërë që importuesit e mëdhenj të rrisin importet. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në nëntor u futën nga jashtë 319 tonë duhan, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Në linj të të ngjashme shkojnë edhe shifrat e 11-mujorit ku rezulton se në harkun e muajve janar-nëntor u importuan nga jashtë gati 2 mijë e 900 tonë duhan, duke u rritur në raport me vitet paraardhëse./m.j

Next Post
Dalin pamjet, si u zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll (VIDEO)

Dalin pamjet, si u zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll (VIDEO)

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Pak qenka shtrenjtuar.
    Paskan vënë dorën në zëmër, mbase nga presioni që mund t’ju jetë bërë.
    Duhet të rritet çmimi të paktën edhe me 100 % të tjera, që të paktën, të merret vesh se kush është duhanxhi i vërtetë, e kush është duhanxhi pordhe apo pordhucke, mbasi në publik, predominojnë pirdhuckat së së shumti si duhanpirëse …..
    U shoftë fara e duhanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

June 29, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

June 29, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In