Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, komunikoi masat që qeveria ka marrë për lehtësimin e procedurave për qytetarët.
“Shtojmë dokumentet që mund të tërhiqen online, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet. Nga java e ardhshme, nuk do të kërkohet më konfirmimi për gjendjen aktive të mjetit. Do të jenë vetë institucionet që do e bëjnë këtë konfirmim”, theksoi Gjknuri.
Ministri shtoi edhe se “autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit të automjetit dhe vërtetimet për lejen e drejtimit, që janë shërbime me pagesë, do të kryhen përmes portalit e-Albania”.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës po studion hapa për të lehtësuar shërbime të tjera. Jemi në reformë të plotë dhe shumë shpejt do të lehtësohen edhe më shumë shërbime”, tha Gjiknuri.
a.ç