• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shteti, Kisha dhe Akademia serbe sërish bashkë kundër Kosovës

by A R
21/10/2015 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kryesinë e Serbisë të martën u zhvillua takimi i kreut shtetëror, kishtar dhe i Akademisë së Serbisë për pozicionimin e këtij vendi kushtuar vazhdimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe luftës së Serbisë që Kosova të mos pranohet në UNESCO, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net.

Nga mbledhja u është bërë ftesë vendeve të UNESCO-s që kërkesa e Kosovës (mediet serbe emrin Kosovë e fusin në thonjëza) dhe vendeve që këtë kërkesë e përkrahin ose e refuzojnë dhe nga ajo është theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se do ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE duke e ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tradicionale të mira me Rusinë e Kinën.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë hartuar dhe miratuar këto përfundime:

  1. Të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë kundërshtojnë rreptësisht pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ftojnë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencës së Përgjithshme të kësaj organizate që kërkesa e Kosovës dhe e vendeve që e përkrahin këtë kërkesë, të refuzohet. Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe e Serbisë dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb, por edhe e trashëgimisë kulturore, evropiane e botërore në Kosovë, por edhe e popullatës serbe që jeton ende atje.
  2. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojë për ruajtjen e qenësisë kombëtare, shpirtërore e kulturore të popullit serb në Kosovë. Njëkohësisht, të vetëdijshëm me realitetin e vështirë në terren e në veçanti për shkak të pikëpamjes tjetër e të ardhmes më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë, shteti i Serbisë, KOS dhe Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë mendojnë se është e domosdoshme që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë e me përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve më të mira me shqiptarët. Përkrahja e krijimit të AKS-së si instrument i mbrojtjes kolektive të të drejtave politike, ekonomike e kulturore, etj. të popullit serb në Kosovë do të jetë njëri nga prioritetet e politikës shtetërore në periudhën e ardhshme.

 

  1. Shteti serb do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE duke ruajtur e duke përparuar marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë, Kinën e vendet tjera. Po ashtu dialogu në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të vazhdonte, e Qeveria serbe dhe delegacioni i saj kanë lirinë e plotë, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, të gjejnë zgjidhje kompromisi me të cilat serbët dhe shqiptarët do të trasojnë bashkëpunimin më të mirë dhe jetën e përbashkët në të ardhmen.
  2. Në veçanti është shqyrtuar pozita e serbëve në gjithë rajonin, është përcaktuar përgjegjësia dhe përkushtimi i Serbisë për mirëqenie për serbët jashtë Serbisë dhe në veçanti është theksuar nevoja edhe më e madhe edhe më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të lidhjeve speciale paralele të cilat Republika Srpska i ka me Serbinë si në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e të projekteve infrastrukturore ashtu edhe në sferën e kulturës, artit e sportit.

Përpos kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç, kryeministrit Aleksandar Vuçiç, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviç, zëvendëskryeministri Ivica Daçiçi, ministrat Nikola Selakoviç, Nebojsha Stefanoviç dhe Bratislav Gashiç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i AShAS Vladimir Kostiç dhe dy ndihmës të tij si dhe kreu i KOS-ti, patriarku Irinej

Next Post

Elbasan, Meta viziton kompaninë e peshkut: Ndikoni në zbutjen e papunësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com