• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia botuese prestigjioze “G. Henle Publishers” dhuron 1400 partitura origjinale për Universitetin e Arteve

by A R
22/05/2022 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministres Kushi, Shtëpia Botuese me famë botërore “G. Henle Publishers”, në Mynih, ka dhënë mbështetje për Universitetin e Arteve, duke i dhuruar bibliotekës së tyre të gjithë katalogun e tyre të partiturave origjinale Urtext. Ky dhurim përbëhet nga mbi 1 400 partitura të më shumë se 50 kompozitorëve dhe përbën të gjithë katalogun Henle Urtext.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti pritën të Tiranë për ceremoninë e dorëzimit përfaqësues nga Fondacioni Günter Henle.

“Unë e vlerësoj shumë këtë kontribut të Fondacionit Günter Henle, pasi ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e artit dhe të artistëve të rinj në vendin tonë” – është shprehur ministrja Kushi.

Znj. Kushi e konsideron këtë bashkëpunim një nismë shumë domethënëse dhe akademike dhe pedagogjike të vlefshme për studentët dhe profesorët e këtij universiteti.

Ndërkohë, Kryetar i Bordit të Fondacionit Günter Henle, z. Felix Henle, tha se mbështetja për punë të rëndësishme të Universitetit të Arteve në Tiranë është diçka që u buron nga zemra e fondacionit Günter Henle.

“Jemi falënderues që G. Henle Publishers bëri të mundur mbështetjen e këtij universiteti me rastin e 60 vjetorit të tij. Pa dyshim, trajnimi i shkëlqyer dhe atmosfera e mrekullueshme në këtë Universitet do të kishin tërhequr shumë edhe gjyshin tim, Günter Henle, themeluesin e shtëpisë botuese Urtext dhe fondacionit. Falënderojmë ambasadorin tonë, Prof. Rudens Turku, i cili ka vendosur kontaktin me Ministrinë dhe Universitetin”- shprehet z. Felix Henle.

Edhe Dekani i Fakultetit të Muzikës, Prof. Dr. Isak Shehu e ka falënderuar z. Henle, për këtë donacion, i cili shkon direkt në edukimin e brezit të ri të artistëve, nga ana tjetër rrit ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies.

G. Henle Publishers është themeluar mbi 70 vjet më parë dhe ka fituar një reputacion si një nga udhëheqësit botërorë të botimeve të shquara të muzikës klasike, veçanërisht për botimet e tyre “Urtext”.

Next Post
Mundësi të reja në karrierë për këtë shenjë/ Horoskopi për sot

Horoskopi javor për datat 23-29 Maj: Dashuria, shëndeti dhe financat për çdo shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In