• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpi bari” në dy katet e vilës në Tiranë/ Kapet mat pronarja. Në pranga edhe dy faturistët e OSHEE

by Java News
29/04/2022 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Kashar pas zbulimit të një shtëpie të përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.

Në pranga është vënë pronarja e shtëpisë bashkë me tre persona të tjerë si dhe dy faturistët e OSHEE të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se të arrestuarit janë  Xhevrije Sulaj (pronarja e shtëpisë), Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, Lutfi Basha dhe Rifat Kuçi.

Ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sipas policisë ata kishin përshtatur katin e dytë dhe të tretë të vilës për kultivimin e lëndës narkotike me anë të llambave.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6

Gjatë operacionit janë zbuluar dy kate të një banese, të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre punonjës të OSHEE-së.

Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Kashar 2, një shtetas kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug House”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– L. S., 44 vjeç, Y. S., 47 vjeç, Xh. S., 69 vjeçe, Sh. S., 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

– L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit L. S., Y. S., dhe Sh. S, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën e shtetases Xh. S., për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
“Njiheshin me njëri-tjetrin”/ Një grua përdhunohet në tualetin e trenit, policia kërkon ndihmën e dëshmitarëve

“Njiheshin me njëri-tjetrin”/ Një grua përdhunohet në tualetin e trenit, policia kërkon ndihmën e dëshmitarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com